Ndihmë për sektorin privat me pagë minimale apo subvencionim të kontributeve
Hyjnë në fuqi masat kryesore nga pakoja ekonomike të Qeverisë me të cilat mundësohet ndihmë e drejpërdrejtë prej 14.500 denarëve në muaj për çdo të punësuar për muajin prill dhe maj të këtij viti nga të gjitha ndërmarrjet e prekura nga kriza. Alternativë e masës është mbulimi i 50 për qind të kontributeve për punëtorët e vet me të cilin pritet të përfshihen rreth 20 për qind e të siguruarve ose rreth 53.000 të siguruar për çka janë të nevojshme 568.690.000 denarë për subvencionimin e kontributeve për muajin prill dhe maj. Mund të shfrytëzohet vetëm një nga dy masat, ndërsa sot, siç tha, Qeveria solli dekret për pagesën deri në 14.500 denarë për muajin prill dhe maj edhe për personat fizikë të cilët kryejnë veprim të pavarur të cilët janë të prekur nga kriza me koronavirusin. Pagesa e zejtarëve do të bëhet përmes llogarive të transaksioneve të aplikuesit të mbështetjes financiare.
![]()
“Me këto masa, shteti i shpëton vendet e punës të qytetarëve. Sollëm dekret me fuqi ligjore për mbështetje financiare të punëdhënësve nga sektori privat të prekura nga kriza shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga virusi Kovid-19 me çka edhe praktikisht hyjnë në fuqi të gjitha përcaktimet për mbështetje gjithëpërfshirëse direkte financiare e punëdhënësve me mjete të cilat dedikohen për ruajtjen e vendeve të punës dhe për ndihmë të punonjësve”, ka thënë Spasovski.
Ai thotë se dekreti e përfshin çdo ndërmarrje nga sektori privat i cili punëson punëtorë në bazë të marrëveshjes për punësim, çdo person juridik dhe punëdhënës të cilët përmes agjencive private angazhojnë punëtorë për kryerjen e obligimeve të punës. Do të bëhet pagesa e mjeteve financiare në llogari të punëdhënësit, aplikues i mbështetjes financiare për pagesën e pagave për punëtorët për muajin prill dhe maj në vlerë prej 14.500 denarëve në muaj për çdo punëtor. Nëse punëtori ka qenë i angazhuar për gjysmë orari të punës do t’i paguhet tërë shuma, ndërsa nëse është angazhuar me orar të shkurtuar të punës shumë proporcionale.
Opozita VMRO-DPMNE, ndërkohë, përsëri bëri thirrje për një plan të ri të masave gjithëpërfshirëse për të ndihmuar ekonominë , sepse, siç theksoi Vladimir Neloski, anëtar i KE i partisë, në një konferencë për shtyp, këto masa janë të paqarta dhe kufizuese, dhe vetëm do të rrisë vrimën në Buxhet.
![]()
“Bëjmë thirrje që ta tejkalojnë sqimën e tyre dhe t’i pranojnë masat e VMRO-DPMNE-së për shpëtim nacional. Qeveria urgjentisht të mbulojë 50% të rrogave të punëtorëve. Nuk duhet të merren para nga ata të cilët nuk kanë. Pushteti t’i shkurtojë shpenzimet joproduktive tek të gjithë shfrytëzuesit buxhetorë dhe mjetet të rikahëzohen për shëndetësi. Realizimi i investimeve kapitale nuk duhet të ndërpritet. Të gjitha investimet e planifikuara të realizohen, me qëllim që të ndihmohet industria dhe ndërtimtaria”, propozon VMRO-DPMNE.
Siç publikoi paraprakisht ministrja e Financave Nina Angelovska, shteti ka përgatitur tre skenarë ka përgatitur shteti për përballje me pasojat e shkaktuara nga koronavirusi në ekonomi. Skenarët kryesorë – të përshtatshëm, të papërshtatshëm dhe më të papërshtatshëm parashikojnë rënie të të ardhurave të përgjithshme prej 20 deri në 40 për qind të buxhetit të konsoliduar lidhur me planin, gjegjësisht prej më pak se 700 milionë deri në 1,3 miliardë euro. Tre skenarët para opinionit i prezantoi dje ministrja e Financave Nina Angellovska e cila thotë se për secilin nga tre skenarët po përgatiten edhe plane për financim dhe se është me rëndësi të jemi të përgatitur edhe për skenarin më të keq, ndërsa gjithsesi të ndërmerren masa dhe hapa përkatës që të ndodhë më e mira.



