Në periudhën prej datës 30/31 mars, në periudhën prej ora 07.00 deri ora 07.00, në rajonin e Sektorit për punë të brendshme Tetovë, gjithsej 5 persona nuk e kanë respektuar, gjegjësisht e kanë shkelur vendimin për lëvizje të kufizuar, prej të cilëve 2 në rajonin e Tetovës dhe 3 në rajonin e Gostivarit. Të gjithë janë privuar nga liria dhe janë mbajtur deri në zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve, me ç’rast do t’ju përgaditet parashtresë adekuate, sipas nenit 206 nga Kodi Penal i RMV-së. Në këtë periudhë, gjithashtu në bashkëveprim me Inspektoratin shtetërorë të tregut, në rjaonin e Tetovës janë…
Author: Hamdi Kumanova
Gjykata Penale pjesërisht ka pranuar propozimet e Prokurorisë për masa kujdesi ndaj Ismet Gurit dhe Ejup Alimit. Ata do të mbeten pa pasaporta, gjegjësisht nuk do të mund ta lëshojnë vendin. Momentalishtë shtetin mund ta lëshojnë vetëm ata persona të cilët paraprakisht do të nënshkruajnë deklaratë se nuk kthehen disa muaj të ardhshëm, derisa Gurit dhe Alimit këto masa kujdesi do t’u vlejnë deri në hyrjen në fuqi të plotë të aktgjykimit, që nënkupton edhe pas gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur në shtet. Gjykata Penale hodhi poshtë kërkesën e prokurores Fatime Fetai që Guri dhe Alimi të mos mund të…
Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski ka njoftuar se në krahasim me vitin 2018-të, numri i të punësuarve në administratën publike në vitin 2019-të ka shënuar rritje për 0.6 për qind. Gjatë konferencës për media ku e publikoi raportin, Mançevski njoftoi se numri i të punësuarve në sektorin publik gjatë vitit 2019 është 132.900, të shpërndarë në 1324 institucione. Nga ata, 20.129 janë të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Armatë, në Agjencinë për zbulim, në Agjencinë për siguri nacionale dhe në Drejtorinë për polici financiare. Nëpërmjet agjencive për punësim të përkohshëm në institucione publike kanë…
Një person nga Radishani (24) për të cilën ishte shpallur flet arrest nga burgu i Strumicës, është gjetur dhe arrestuar gjatë ditës së djeshme. Siç informojnë nga MPB, më 29 mars në orën 16:30, policia nga stacioni policor Radovish ka arrestuar 24-vjeçarin F.J. Në mbrëmje, i arrestuari u transferua në burgun e Strumicës për të vuajtur dënimin e tij.
Mbajti mbledhje Shtabi i emergjencës – Gostivari mbetet vetëm me një person të infektuar Shtabi i emergjencës në Gostivar ku përfshihen komunat Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë-Rostushë mbajti mbledhje të rregullt në të cilën u shqyrtua situata aktuale me koronavirusin dhe u përcaktuan masat që duhet të ndërmerren në vijim. Me mbledhjen, në cilësinë e kryetarit të Shtabit të emergjencës, kryesoi kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, ndërsa të pranishëm ishin edhe kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani dhe i Mavrovë-Rostushës, Medat Kurtovski. Tre kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e institucioneve dhe organeve përkatëse, raportojnë për gjendjen aktuale, masat…
Të nderuar, Përkujtimi i ditës së AZ paraqet rast me të cilin të gjithë të punësuarit në Agjenci të ndjehen krenar për institucionin në të cilin punojnë. Këtë vit festojmë 25 vjetorin e miratimit të ligjit për AZ si dhe 22 vite nga punësimi i parë dhe formimi i këtij Shërbimi. E ndërtuam Agjencinë hap pas hapi nga vetë formimi i saj e gjer më sot. E ndërtuam me ndershmëri, entuziazëm dhe përkushtim. Kaluam shume momente të vështira dhe tejkaluam shumë kriza. Këtë vit kemi një arsye të veçantë të ndjehemi krenar si institucion. AZ dha kontributin e saj në…
Shërbimet e Komunës së Çairit gjatë ditës së sotme shpërndanë maska mbrojtëse dhe mjete për dezinfektim në 15 ambulanta private në territorin e Komunës së Çairit. Kujdesi për sigurinë e personelit mjekësor që janë në vijën e parë të përballjes me virusin Covid 19 është ndër prioritetet tona parësore për të cilin shumë sinqerisht jemi angazhuar.
Të gjitha testet e deritanishme të realizuara përmes terminit të caktuar nga mjeku amë, në punktin e Qendrës spitalore të Kërçovës, kanë qenë negative. Nga Shtëpia e shëndetit në Kërçovë, thotë se aktualisht institucionet shëndetsore ballafaqohen me mungesën e paisjeve dhe preparateve që në këtë situatë janë mëse të nevojshme për mbrojtjen e personelit shëndetsor nga Covid 19. Nevoja e mbrojtjes së puntorëve shëndetsor është e rëndësisë jetike, dhe autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje edhe subjekteve private që me paisjet që i kanë në disponim, të ndihmojnë në mbrojtjen e personelit mjeksor në Kërçovë. Në rajonin e Kërçovës kryesisht janë…
Ditë historike për NATO-n dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Këtu jemi qëndrojmë fuqishëm dhe stabil para selisë qendrore të NATO-s, përfundimisht së bashku të gjithë aleatët. Flamuri ynë valoi së bashku me 29 flamujt e aleatëve të NATO-s, deklaroi sot u.d. shefi i Misionit të përhershëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë NATO-s, Zoran Todorov, në ceremoninë solemne në selinë e NATO-s në Bruksel, në të cilën paraprakisht mbajti fjalim edhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg. “Me anëtarësimin në NATO e ardhmja jonë do të jetë stabile, e sigurt dhe prosperitare. Dhe ne do…
Oda e Shërbyesve ka kërkuar masa të reja nga Qeveria me qëllim lehtësimin e punës së transportuesve duke paralajmëruar se ky sektor është ndër më të goditurit në vend nga kriza me koronavirusin dhe shumë kompani rrezikojnë të mbyllin veprimtaritë e tyre. FILIP MANOJLLOVSKI “Në drejtim të asaj që të ruhet shëndeti i vozitësve, që është parakusht i domosdoshëm për punë, Qeveria duhet të sigurojë pika që do të jenë funksionale për vozitësit, ku do të bëhen teste të shpejta me qëllim që të mos humbet kohë si deri më tani duke caktuar termine te mjeku amë dhe duke pritur…
Një përleshje në mes të disa personave në Prishtinë, ka eskaluar deri në përdorimin e armës së ftohte, ku si pasojë, një person është plagosur. Rasti ka ndodhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, mesditën e sotme. Ndërkohë, lajmin për Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti. “Në ora 12:40 kemi marrë informatën se në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga amrma e ftohtë (thikë) është plagosur një person (shtetas i huaj). I njëjti është…
Instituti për Shëndet Publik prej nesër, 31 mars, do ta dorëzojë statistikën e ditës për numrin e rasteve të reja deri në orën 15:00, për çka menjëherë do të dërgojmë informacion te mediat, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, duke potencuar se është rritur vëllmi i punës dhe informatave dhe është gjithnjë e më i madh numri i testimeve në shumë laboratori të cilat i dorëzojnë raportet e tyre te ISHP. “Bëjmë përpjekje të mëdha në kohë, në mënyrë transparente dhe saktë ta njoftojmë opinionin dhe të komunikojmë me mediumet. Në këto momente është e domosdoshme të kemi të dhëna të sakta,…

