Ditë historike për NATO-n dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Këtu jemi qëndrojmë fuqishëm dhe stabil para selisë qendrore të NATO-s, përfundimisht së bashku të gjithë aleatët. Flamuri ynë valoi së bashku me 29 flamujt e aleatëve të NATO-s, deklaroi sot u.d. shefi i Misionit të përhershëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë NATO-s, Zoran Todorov, në ceremoninë solemne në selinë e NATO-s në Bruksel, në të cilën paraprakisht mbajti fjalim edhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.
“Me anëtarësimin në NATO e ardhmja jonë do të jetë stabile, e sigurt dhe prosperitare. Dhe ne do të sjellim vendime për çështjet më të rëndësishme në suaza të aleancës më efikase, më të fuqishme dhe më së miri të organizuar në historinë e njerëzimit. Tani e tutje nuk jemi vetëm”, tha Todorov.
Ne jemi të vetëdijshëm, shtoi ai, se NATO nuk është vetëm për stabilitetin dhe sigurinë tonë. Si vend i vogël në zemrën e Ballkanit, e cila e fitoi pavarësinë e saj para 30 viteve në mënyrë paqësore, çështja e sigurisë sonë, potencoi Todorov, gjithsesi është e para dhe më e rëndësishmja, megjithatë inkuadrimi ynë në NATO konfirmon një arritje më të rëndësishme, ndërsa ai është garancioni për mbrojtje të vlerave demokratike të botës perëndimore moderne të demokracisë parlamentare të cilat i ndajnë një miliard njerëz në këtë pjesë të botës, ndërsa i ndajmë edhe ne të drejtat e njeriut, qeverisjen e së drejtës, qeverisjen e mirë dhe mbrojtjen sociale për të gjithë.
“Anëtarësimi ynë në Aleancë thellë jamë i bindur se është triumf në tre segmente integrale të Qeverisë sonë. Politika e jashtme dhe demokracia e saj profesionale, Armata dhe politika jonë themelore mbrojtëse, gjithpërfshirëse dhe e mençur por mbi gjithë këtë është triumfi i tërë shoqërisë së Maqedonisë i të gjithë qytetarëve të Republikës sonë”, tha Todorov.
Ai porositi se Maqedonia e Veriut është e gatshme t’i ndërmarrë të gjitha obligimet e anëtarësimit në NATO.
“Të gatshëm jemi tërësisht ta marrim vendin tonë në trupat dhe strukturat e NATO-s. Të gatshëm jemi të marrim pjesë dhe ta japim kontributin tonë me qëllim të funksionimit të suksesshëm të organizimit tonë prej tani dhe përgjithmonë, njëherë e përgjithmonë do ta mbajmë mend dhe do të themi “Ne jemi NATO”, potencon Todorov.
Flamuri i Maqedonisë sot njëkohësisht do të ngritet edhe para Komandës Aleate për operacione në Mons, Belgjikë dhe në Komandën Aleate në Norfolk, Virxhinia.
Ceremoninë solemne të ngritjes së flamurit të Maqedonisë para selisë së NATO-s në Bruksel, përmes video-lidhjes në Shkup e ndoqën kryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski dhe të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar.
Ndryshe, procedura formale për anëtarësim në NATO zyrtarisht u mbyll më 27 mars pas deponimit të instrumentit për inkuadrim drejt Marrëveshjes Veriatlantike në Departamentin e shtetit të SHBA-së në Uashington, prejse më parë aleatët në NATO e nënshkruajtën Protokollin për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut në shkurt të vitit 2019, pas së cilës të gjitha 29 parlamentet nacionale votuan për ratifikimin e anëtarësimit të vendit tonë në aleancë. .



