Mbrëmë pas mesnatës pritej aeroplani me 180 shtetas tanë të zbret në aeroportin e Shkupit nga Boni. Në pajtim me protokollet për karantinë shtetërore, qytetarët do të nisen drejt hotelit “Drim” në Strugë, ku do të kalojnë 14 ditë në izolim. Dje nga Berlini, me aeroplan u kthyen 176 persona, 173 të rritur dhe 3 fëmijë. Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në Fejsbuk informoi se në fluturimin e Vizerit drejt Gjermanisë u dërguan edhe shtetas të huaj nga Shkupi. “Në bashkëpunim me përfaqësitë e huaja tek ne, u ndihmojmë gjatë kthimit në shtetet e veta: Austrisë, SHBA-së, Australisë,…
Author: Hamdi Kumanova
Komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Për shtetasit e Maqedonisë së Veriut të gjitha vendkalimet kufitare janë të mbyllura për dalje nga shteti, ndërsa është e ndaluar dhe hyrja e shtetasve të huaj në vend. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të ulët.
Dje rreth orës 18 e 30 minuta, pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë, e kanë privuar nga liria 39-vjeçaren N.I. dhe dy vajzat e saj, për arsye se gjatë bastisjes së kryer në banesën e tyre në Bllokun 82 në Tetovë, është gjetur kokainë. Merren masat për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, me ç’rast do të përgaditet edhe parashtresë adekuate.
Mes datës 29 dhe 30 mars, në periudhën prej ora 07.00 deri ora 07.00, në rajonin e Sektorit për punë të Brendshme Tetovë, gjithsejt 13 persona nuk e kanë respektuar, gjegjësisht e kanë shkelur vendimin për lëvizje të kufizuar, prej të cilëve 4 në rajonin e Tetovës dhe 9 në rajonin e Gostivarit informon TetovaSot. Në mesin e 4 personave në rajonin e Tetovës, një person i moshës 43 vjeçare, është nga Republika e Shqipërisë. Të gjithë janë privuar nga liria dhe janë mbajtur deri në zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve, me ç’rast do t’ju përgaditet parashtresë adekuate, sipas nenit…
Ceremonia e ngritjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut do të mbahet pasdite në selinë e NATO-s në Bruksel, me çfarë do të shënohet aderimi i vendit në Aleancën Veriatlantike. Ceremonia e ngritjes së flamurit do të mbahet njëkohësisht në të njëjtën kohë në selinë e Komandës së Bashkuara për Operacione (Shape – Mons) dhe në selinë e Komandës së Bashkuar të NATO-s për transformime në Norfolk, Virxhini. Ngritja solemne e flamurit është paraparë të mbahet në orën 15, në të cilën është paraparë fjalim i shkurt të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe përfaqësuesit të Delegacionit të…
Testimi për koronavirusin prej sot në Shkup do të bëhet në Poliklinikën e Çairit, ndërsa deri në fund të javës edhe në Poliklinikën “Mlin Ballkan”. Edhe dy pika do të hapen në qytetet tjera të vendit. Sistemi i caktimit në pikat e reja, që janë plotësim i 14 aktuale, do të mbetet sipas parimit të paraqitjes përmes mjekëve amë. Komisioni nga Ministria, shtoi ministri, e ka kryer kontrollin në të gjitha, përveç në një institucion privat – në të dyja spitalet private “Zhan Mitrev” dhe “Sistina”, në laboratorin “Avicena”, gjatë ditës së nesërme në laboratorin “Bitpazar”, në bazë të së…
Ne në vazhdimësi po kërkojmë mbylljen e qytetit, mirëpo nuk kemi arritur të kuptohemi. Ne do t’i respektojmë masat dhe shpresoj që së shpejti do të gjejmë zgjidhje, tha Maksim Dimitrievski, Kryetar i Komunës së Kumanovës për “Utrinski Brifinng”. Ai shtoi se ishte planifikuar të blini dezinfektues shtesë dhe se Maqedonia përfundimisht do të fitojë betejën me coronavirusin. “Banorët e Kumanovës janë njerëz shumë krenarë dhe me shumë temperament dhe unë mendoj se do ta rregullojmë situatën. Në fund, edhe Kumanova edhe Maqedonia do të fitojnë. Kemi mjete të vogla të dezinfektuesve, por kemi ndarë fonde për t’i blerë ato.…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot publikoi Konkurs për pranim të nxënësve në 18 shtëpi të nxënësve në vitin shkollor 2020/2021, në të cilat nxënësit e arsimit të mesëm do të vendosen dhe do të kenë ushqim. Të lira janë gjithsej 2553 vende në shtëpitë e nxënësve në Manastir, Veles, Gostivar, Kavadar, Kumanovë, Kratovë, Kriva Pallankë, Makedonski Brod, Ohër, Sveti Nikole, Strumicë, Strugë, Shkup dhe Shtip. Në kryeqytet, në pesë shtëpi të nxënësve, gjithsej të lirë janë 888 shtretër. Nxënësit të cilët paraqiten në Konkurs duhet të plotësojnë paraqitje elektronike të vendosur në portalin e internetit www.konkursi.mon.gov.mk. Afati për paraqitjen…
Nga partia në pushtet LSDM thonë se edhe në një kohë kur shteti dhe qytetarët po përballen me një krizë shëndetësore dhe ekonomike, Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM kujdesen vetëm për interesat personale dhe partiake. Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk heqin dorë me këmbëngulje nga fondet e tyre buxhetore përmes Ligjit për financimin e partive politike. Ata thonë se refuzimi i OBRM-PDUKM-së dhe Mickoski për të hequr dorë nga fondet e shtetit tregon edhe një herë se ata nuk kujdesen për shëndetin e qytetarëve. “Nuk është e rëndësishme të kapërceni krizën ekonomike. E tëra për të cilën ayre u intereson është që…
Krizat janë kohë kur njerëzimi vihen në test. As të prekurit nga koronavirusi, as bashkëqytetarët tanë të vendosur në karantinë nuk duhet të stigmatizohen. Nuk guxojmë të lejojmë, deklaroi në profilin e tij në Fejsbuk mbrëmë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. “Kjo është mundësi të zhvillohemi si shoqëri, t’i tejkalojmë stigmën dhe ndasitë, të bashkohemi në humanizëm dhe të dëshmojmë se mundemi më mirë”, potencoi Filipçe.
Në kohën kur pandemia e virusit Covid-19 ka kapluar globin dhe kur gjithë bota shfaq solidarizimin e vet, Këshilli Botues i SHB “Logos-A” ka vendosur që këtë gjendje të rënduar ta zbusë duke mundësuar libra online për lexuesit që janë të detyruar të rrinë në shtëpi ose të izolohen për shkak të pandemisë. Vendimi i Këshillit Botues është që prej sot çdo javë të lëshojë online nga 10 libra të fushave të ndryshme, për mosha të ndryshme dhe për përgatitje të ndryshme intelektuale e profesionale. Në këtë mënyrë, përveç si dhurues i librit në format të shtypur përgjatë viteve të…
Ministri i Shëndetësisë bëri të ditur, Venko Filipçe në konferencë për shtyp njoftoi se deri më tani nuk ka të infektuar me coronavirus në objektet ku ndodhen qytetarët në karantinë shtetërore. “Janë kohëra dhe situata në të cilën nuk duhet të stigmatizohen. As të sëmurë, e më së paku njerëzit që ndodhen në karantinë. Ata janë njerëz të shëndoshë dhe kjo paraqet model që na mbron të gjithë neve. Është model të cilin duhet ta përkrahin”,tha Filipçe. Ai tha se personat që ndodhen në karantinë shtetërore kanë kushte të mira dhe se na kontrollet nga mjekët deri tani nuk ka…

