Ndalimi i lëvizjes në të gjithë territorin e shtetit edhe sot nisën nga ora 16:00 dhe do të zgjasë deri në ora 5:00 e mëngjesit. Të gjitha kompanitë private që punojnë gjatë fundjavës duhet t’i përshtaten kufizimeve të reja të lëvizjes dhe procesin e punës duhet ta përfundojnë më së voni në ora 15:00. Të gjitha ndalesat tjera të miratuara më herët mbetet në fuqi. Këtë vendim, Qeveria e solli në seancën e 28-të më 25 mars për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19.
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në ‘Facebook’sot publikoi se janë hapur linja shtesë për mbështetje psikologjike për prindër dhe fëmijë të moshës shkollore. “Me rëndësi të madhe është që seriozisht t’i kuptojmë mirëqenien dhe shëndetit tonë mental të fëmijëve tanë dhe të kërkojmë mbështetje. Në bashkëpunim me UNICEF-in dhe në partneritet me Klinikën Universitare për Psikiatri janë hapur linja shtesë për mbështetje psikologjike për prindër dhe fëmijë të moshës shkollore”, theksoi ministri. Linjë për mbështetje psikologjike për adoleshentët dhe prindërit e tyre – 078/378-729, linjë për prindër me fëmijë me aftësi të kufizuara – 070/291-574, që…
Këshilli Ekonomik, i cili punon në nismë të kryetarit të Qeverisë Oliver Spasovski, sot e mbajti takimin e dytë në të cilin ishte shqyrtuar pakoja e masave shtesë të cilën e propozon Qeveria për përballje me pasojat për ekonominë dhe sektorin financiar nga bllokimi i sektorit real që e ka shkaktuar koronavirusi, kumtuan nga pres shërbimi qeveritar. Në takim kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane dhe për koordinim të ndihmës ndërkombëtare, Bujar Osmani, ministrja e Financave, Nina Angellovska, zv/kryeministri për çështje ekonomike,Koço Angjushev, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, ministri…
Nga 24 marsi është zhdukur një person nga Presheva dhe më nuk i është lajmëruar familjes së tij. Burimet e Indeksonline mësojnë se personi në fjalë kishte tentuar të kalonte përmes pikës kufitare në Merdare, për në Serbi, por se nuk ishte lejuar. Ai kishte tentuar sërish përmes një pike tjetër kufitare por prapë nuk kishte arritur të dilte matanë kufirit. Tutje nga po këto burime, mësohet se vetura e tij është gjetur në periferi të Kufirit Kosovë-Serbi që të dërgon për në Preshevë. Personi në fjalë dyshohet se ka tentuar ilegalisht të kaloj kufirin, meqë u kishte thënë familjarëve…
Katër qytetarë të Maqedonisë, të cilët kishin mbetur si turistë në Lima, Peru, pas bisedës telefonike të Nikolla Dimitrov – Aleksander Shallanberg, në organizim të ambasadave të Maqedonisë së Veriut në Vjenë dhe në Brazilia, ndërsa në bashkëpunim me autoritetet austriake, sot me çarter fluturim të Austrian Erlajns zbritën në Vjenë. “Në kushte jashtëzakonisht të vështira për riatdhesimin veçanërisht të qytetarëve të mbetur në kontinente tjera, dërgojmë falënderim të madh për ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë Aleksander Shallanberg, si dhe te MPJ-ja austriake, për solidaritetin i cili është më se i nevojshëm në këto momente gjatë ndihmesës së…
“RINIA E GLLUMOVËS” në aksion humanitar Ata në një postim në Faceboom shkruajnë: “Ndihmo qe te jesh i ndihmuar neser. Aksion i mbeshtetur nga ju vëllezer. Allahu ju shpërbleft. Duke e pare gjendjen e jashtzakonshme,në vendin ton, Grupi Rinia e Gllumovës pa të arsyeshme të mer nje aksion humanitar në komunen ton ( Saraj ) ta ndihmojm Jetimin dhe familjet me aftesi te kufizuara.Spaku tjau sigurojm për disa dit kafshatën e gojes Sot ndihmuam në : Fsh. Gllumov. Fsh. Shishov. Fsh. Grçec. Fsh. Rashçe. Fsh. Kopanic. Fsh. Bojan. Fsh. Radush. #NdihmoEdheTi”
Gjatë 24 orëve të fundit (27/28 mars) në territorin e shtetit gjithsej 94 persona nuk e kanë respektuar masën për ndalesë së lëvizjes, me ç’rast nëpunësit policorë kanë arrestuar 44 persona, 10 persona kanë marrë vërejtje, ndërsa për të tjerët janë përgatitur procesverbale përkatëse dhe janë dërguar deri te PTHP kompetente, kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme, përcjell GazetaExpress nga Tv21. Nga MPB-ja informojnë se gjatë ditës së djeshme 90 personave u janë lëshuar vendime për izolim, derisa 99 kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim. “Gjithashtu, nga ana e nëpunësve policorë janë kryer kontrolle ndaj personave në izolim dhe vetizolim,…
J.M. nga Kumanova ka njoftuar policinë për një ngjarje jo të zakonshme në këtë qytet. Sipas tij, të premten rreth orws 19 e 30 minuta, në një shtëpi pronë e vajzës A.I. të cilën ai e ka njohur, dy persona të panjohur kanë kryer akte të turpshme ndaj tij, transmeton Gazeta Lajm. Sipas policisë, krejt këtë akt të turpshëm e ka incizuar vajza me inicialet A.I., e njohur e personit J.M. i cili rastin e ka paraqitur në polici. Policia është duke marë masa për ndriçimin e rastit, që ka ndodhur në lagjen Karposh të Kumanovës.
Kryetari i Këshillit komunal të Tetovës, Bekim Mehmeti, në emrin e tij dhe këshilltarëve komunal të Tetovës, ka ftuar qytetarët e komunës së Tetovës, për të respektuar masat e vendosura nga ana e Qeverisë, shtabit të emergjencës dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë. “Ju lutemi të qëndroni sa më shumë pranë familjeve Tuaja me çka do të kontribuoni në uljen e rasteve të prekura dhe me këtë të shpëtojmë edhe jetë njerëzish”, ka shkruar në apelin e tij, z. Bekim Mehmeti. Ja apeli “Të nderuar banorë të Qytetit të Tetovës. Më lejoni që në emrin tim si Kryetar i Këshillit të…
Për të lehtësuar punën e Shërbimit Administrativ të Ministrisë së Brendshme, qytetarët letërnjoftimit dhe lejet e vozitjes nuk duhet të shkojnë ti marin në sportelet e policisë por ato do te ju dërgohen nëpër shtëpitë e tyre nga ana e pjesëtarëve të policisë. Ministri teknik i brendshëm Nake Shulev raportoi se ata kishin përgatitur një ndryshim në rregulloren e procedurës për shërbimet. “Të hënën do të ndryshojmë rregullat e Ministrisë së Brendshme për të lejuar që letërnjoftimet dhe lejet e vozitjes të sigurohen nga oficerët e policisë në adresat e shtëpisë. Për dokumentet e udhëtimit –pasaportat, nuk ka mundësi teknike…
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe djhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, sot kanë inspektuar aktivitetet ndërtimore për ngritje të spitalit montues me kapacitet deri në 130 shtretër pranë Klinikës për sëmundje infektive dhe gjendje fibrile, informojnë nga Qyteti i Shkupit. Prej atje sqarojnë se hapësira, me bashkëpunim të shkëlqyer ndërinstitucional është pastruar në afat rekord nga ana e ekipeve të Qytetit të Shkupit, Armatës dhe mekanizmi i tij, ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica” dhe inxhinierët e Njësisë projektuese pranë Ministrisë së Shëndetësisë. “Me lirimin e hapësirës prej rreth 4.000 metra katror është…
Nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës i përgënjeshtroi informacionet se këto ditë në Maqedoninë e Veriut po bëhen testime për rrjetin 5G. “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, me shumë përgjegjësi pohojnë se në shtetin tonë nuk është lëshuar në përdorim rrjeti 5G. Në mënyrë shtesë, i informojmë qytetarët se institucionet kompetente nuk kanë zbatuar procedurë për ndarjen e frekuencave për rrjetin 5G. Prej këtu të gjitha shqetësimet për efektet e rrjetit 5G mbi shëndetin e qytetarëve janë të pabaza. Informacionet të cilat u shfaqën në opinion, se këto ditë po…

