Katër qytetarë të Maqedonisë, të cilët kishin mbetur si turistë në Lima, Peru, pas bisedës telefonike të Nikolla Dimitrov – Aleksander Shallanberg, në organizim të ambasadave të Maqedonisë së Veriut në Vjenë dhe në Brazilia, ndërsa në bashkëpunim me autoritetet austriake, sot me çarter fluturim të Austrian Erlajns zbritën në Vjenë.
“Në kushte jashtëzakonisht të vështira për riatdhesimin veçanërisht të qytetarëve të mbetur në kontinente tjera, dërgojmë falënderim të madh për ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë Aleksander Shallanberg, si dhe te MPJ-ja austriake, për solidaritetin i cili është më se i nevojshëm në këto momente gjatë ndihmesës së ndërsjellë midis vendeve”; citohet në kumtesën e MPJ-së austriake.
Të udhëhequr nga ato parime edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut deri tani u doli në ndihmë nëntë shtetasve të huaj:4 nga Kroacia, 4 nga Mali i Zi dhe 1 nga Kosova, në fluturimet të cilat ishin organizuar për riatdhesim të qytetarëve të Maqedonisë nga Malta dhe Kroacia.
Ministria e Punëve të Jashtme është në komunikim të përhershëm me autoritetet kompetente të vendeve nga rajoni dhe vendet anëtare të BE-së, duke bërë përpjekje për ndërmarrje të qytetarëve tanë nga kontinentet tjera me fluturim të përbashkët tejoqeanik, siç ishte edhe rasti me Austrinë.