Gruaja nga fshatit Tatesh i Epërm i Strugës e infektuar me koronavirus ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, mëson in7 nga burim pranë familjes. E ndjera ka vuajtur edhe nga sëmundje tjetër ndërsa Covid-19 ia ka përkeqësuar më shumë gjendjen shëndetësore, me çka për shkak të imunitetit te dobët, nuk ka mundur ti rezistojë virusit. Në gjendje më stabile ështe bashkëshorti i saj. Të dy kanë qënë në një darkë familjare ne Dibër, në natën kur ky qytet u mbyll në karantinë. Ata kanë lidhje miqësie me mjekun Ylber Kokale nga Dibra, i cili gjithashtu ka rezultuar pozitiv në koronavirus.…
Author: Hamdi Kumanova
Nëpërmjet një njoftimi, Aleanca për Shqiptarët thonë se “Situata e krijuar në vend është situatë në të cilën nuk jemi gjendur më parë prandaj edhe menaxhimi me të kërkon kujdes të veçantë por, kjo nuk do të thotë se e kursen nga përgjegjësia qeverinë e cila është e obliguar të respektoj çdo ligj të miratuar”. “Pikërisht për informim të saktë dhe të drejtë është dashur që çdo rekomandim, masë dhe obligim të mos ju drejtohet qytetarëve vetëm në gjuhën maqedonase por, sipas ligjit të gjuhëve edhe në gjuhën shqipe”, shprehen nga ASH. Sipas tyre, gjuha shqipe jo vetëm se nuk…
Të paktën tre persona janë infektuar me koronavirusin Covid-19 në Strugë. Bëhet fjalë për një çift, burrë e grua në moshë nga fshati Tatesh i Epërm dhe një burrë tjetër nga fshati Veleshtë. Siç mëson in7, çifti nga Tateshi kanë lidhje miqësie në Dibër, konkretisht me mjekun e infektuar nga Dibra, Ylber Kokale. Ndërsa pacienti nga Veleshta ka ardhur nga jashtë shtetit para disa ditëve. Gjithashtu, nga informatat e fundit thuhet se gruaja nga Tateshi ka vuajtur edhe nga sëmundje tjetër, ndërsa virusi ia ka përkeqësuar gjendjen shëndetësore. Në territorin e Strugës po bëhen testime tek më shumë persona si…
Sipas informatave të fundit, në vend deri tani nga Kovid-19 janë sëmurë 219 persona. Janë realizuar 1.800 teste, përcjell GazetaExpress. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se sistemi shëndetësor është në kondicion tërësisht të mirë dhe është i gatshëm për numër të rritur të rasteve me koronavirus, duke theksuar se është mirë që ka rritje lineare të numrit të të sëmurëve nga koronavirusi. Ai, paralajmëroi se në fillim të javës së ardhshme do të vendoset spital mobil pranë Klinikës universitare për sëmundje infektive, në të cilën do të vendosen 130 shtretër. “Sistemi ynë shëndetësor, në këtë mënyrë tërësisht i mobilizuar…
Skenari më optimist është që zgjedhjet të mbahen në qershor nëse merret parasysh parashikimi se piku do të ishte për një muaj, ndërsa periudha e rikuperimit edhe një muaj, maj, ashtu që në qershor do të mund të mbahen zgjedhje, por tërësisht me formë tjetër të fushatës, pa tubime dhe mitingje të mëdha, theksoi dje kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në emisionin “360 shkallë”. Zaevi theksoi se çdo kalkulim me data do të ishte gabim dhe se është e mundur cilido muaj nga qershori deri në datën e fundit 11 dhjetor, por sipas tij, kjo tani nuk mundet të parashikohet…
Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) informon se në përputhje me masat e fundit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, obligohet të lëshojë leje për lëvizje gjatë kohëzgjatjes së ndalesës së lëvizjeve, përcjell TvKoha. Nga MSHIA informojnë se lejet lëshohen për: 1. Organet e pushtetit shtetëror duhet të dorëzojnë orar javor për të punësuarit për të cilët u nevojiten leje për të lëvizur, si dhe tabelë me të me të dhënat e të punësuarve, siç janë: emri dhe mbiemri, NUAQ, numri celular, e-maili dhe arsyet për të cilat nevojitet marrja e lejes. 2. Shtabet komunale të krizës,…
Ndërmarrjet e vogla në sektorin e shërbimeve, kryesisht dyqanet dhe butiqet, kërkojnë nga qeveria që pagat bruto për punonjësit të jenë në kurriz të shtetit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit. “Duke i ndjekur rekomandimet e Qeverisë me situatën e sapo shfaqur në lidhje me koronavirusin dhe masat për kujdes dhe kufizimin e kohës për lëvizje, ne si ndërmarrje mikro në sektorin privat të shërbimeve (dyqanet dhe butiqet), prej të cilëve një pjesë e madhe e qiramarrësve të objekteve të biznesit për momentin nuk kanë asnjë të ardhur. Ne kërkojmë që pagat bruto, përderisa zgjasin masat nga ana…
Prokurorët e PSP-së fshehurazi dëshmojnë për rastin “Reket”. Pas dyerve të mbyllura sot në Gjykatën penale u zhvillua seanca për rastin “Reket”. Irena Frçkovska, avokatja e Katica Janevës kërkoi që nga kjo seancë të përjashtohen gazetarët. Ajo sqaroi se në gjykatë mund të shpalos sekret afarist, gjegjësisht prokurorët e PSP-së së dikurshme të flasin për parahetime dhe hetime që janë sekret. Pas kësaj, opinioni nuk i dëgjoi dëshmitë e prokurores Fatime Fetai dhe Trajçe Pelivanov. Edhe në kushte të këtilla vazhdon procesi për rastin “Reket”, edhe pse ne si mbojtje vlerësuam se vërtetë mundte të anulohet. Ato janë prova të…
Sistemi komandues i NATO-s për menaxhim me kriza – NICS, të cilin vendi ynë e implementon tërësisht nga viti 2019, mundëson koordinim të shpejtë dhe efikas të aktiviteteve të të gjitha institucioneve në kuadër të përgjigjes nacionale ndaj krizës me Kovid 19. Faqja e qasshme për opinionin: http://nicspublic.cuk.gov.mk mundëson sigurimin e informacioneve dhe këshillave për opinionin në kohë reale. Gjeneratën e ardhshme të sistemit për menaxhim me incidente – NICS Maqedonia e Veriut, siç informon aleanca e NATO-s në ueb faqen e saj, tërësisht e implementon nga viti 2019. “Ekspertë nga Qendra për menaxhim me kriza në Maqedoninë e Veriut…
Struga mbetet ende e paprekur nga virusi Korona.Megjithatë, vazhdojnë të bëhen teste të qytetarëve. Sot janë bërë 7 teste të reja, ndërkohë që priten rezultatet e testeve të bëra një ditë më parë. Gjithashtu disa prej qytetarëve të cilët kanë ardhur nga vendet e prekura nga virusi Korona qëndrojnë në izolim shtëpiak, të kontrolluar edhe nga policia. Edhe qytetarët tjerë qëndrojnë në vetizolim, me qëllim që të shmanget përhapja e virusit dhe orët policore vazhdojnë të respektohen. Edhe nga komuna e Strugës vazhdimisht janë marrë masa për parandalimin e përhapjes së virusit. Për shkak të situatës së krijuar, nga komuna…
Shtabi komunal për krizë, mbrojtje dhe shpëtim në Kumanovë mbajti një takim në lidhje me përhapjen e coronavirusit, në të cilën edhe njëherë u kërkuar nga qeveria që të shpall karantinë të plotë në gjithë territorin e komunës. Për më tepër, u kërkuan edhe sasi shtesë të dezinfektuesve (hiperiroid natriumi dhe dezinfektues). “Nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni i Shëndetësisë kërkohet të forcojnë kapacitetet njerëzore në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës dhe ISHP-së, duke rritur numrin e profesionistëve në interes të funksionimit punës pa pengesë dhe kryerjen e testeve intensive”, thuhet në deklaratën e Shtabit të Krizës.
Kompania Trainkos ka marrë vendim që të ndërpritet qarkullimi i linjës ndërkombëtare hekurudhore, në relacionin Prishtinë-Shkup dhe anasjelltas. “Ju njoftojmë pas rekomandimeve nga Qeveria e Republikës së Kosovës për ndërmarrjen e masave preventive për tu mbrojtur nga pandemia Covid -19 , Menaxhmenti i Hekurudhave të Kosovës Trainkos SH.A ka vendosur që ta ndërpres Linjën ndërkombëtare në transportin e udhëtarëve në relacionin Prishtinë – Shkup – Prishtinë i cili niset nga Prishina në orën 07:10 dhe nga Shkupi në orën 16:10 deri në njoftimin e radhës. Për çdo ndryshim eventual do të ju mbajmë të informuar”, thuhet në njoftim.

