Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale do të donojë mjete financiare për TV Vis Strumicë me qëllim që t’i ndihmojë televizionit në sanimin e pasojave nga zjarri i cili e përfshiu më 25 mars, në të cilin u kapluan studioja dhe pajisjet teknike të televizionit.
Nga ASHMAA bënë të ditur se bëhet fjalë për ndarjen e mjeteve shtesë financiare, krahas atyre që më 25 mars iu ndanë të gjithë radiodifuzerëve, midis të cilave edhe TV Vis-it.
Vendimin për donacion, siç informuan, Agjencia do ta marrë në seancën e caktuar për më 2 prill të vitit 2020.



