Author: Hamdi Kumanova

Në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme, duhet të ketë tarifë më të lirë të rrymës elektrike gjatë gjithë ditës. Kjo është kërkesa e mbi 36 mijë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, e shprehur nëpërmjet një peticioni. Peticion “Rreziku i shpejtë për përhapjen e virusit Covid 19 është një realitet. Prandaj, i mirëpresim masat shëndetësore të marra nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë dhe urdhrat për izolimin e popullatës. Në të njëjtën kohë, ne po theksojmë rrezikun e një problemi të ri, përkatësisht krizën sociale dhe varfërinë që do të shkaktohen nga masat e kujdesit shëndetësor nëse nuk ndiqen me kohë…

Lexo më Shumë

Drejtori i Qendrës Kirurgjike Emergjente, doktor Albert Lleshi, që është pjesë e ISHP KU për TSOARMIQU-Shkup në mënyrë vullnetare është paraqitur t’u ndihmojë dibranëve të tij, njofton portali “Qyteti i Dibrës”. “Si mjek ndjeva obligim moral dhe për atë u lajmërova si doktor-vullnetar në Dibër, qytet prej ku dhe jam me prejardhje, dhe qyteti ku u regjistrua edhe vatra e parë e Covid19 në vend. Jam i gatshëm që me dituritë dhe aftësitë e mia t’i ndihmoj të gjithë pacientët që kanë nevojë për trajtim në ventilator mekanik, përkatësisht trajtimin e pacientëve me gjendje më kritike”, shkroi mjeku në llogarinë…

Lexo më Shumë

Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik me seli në Shkup, nga data 22.03.2020 (e hënë) edhe zyrtarisht e filloi mësimin online nga distanca me të gjithë studentët, të titulluar “Online Learning Hub”. Në UNB marrin pjesë një numër i madh studentësh si nga Maqedonia e Veriut, shtetet e rajonit, dhe Turqia. Ku tanimë nga dje të gjithë studentët nga shtëpitë e tyre do të mund të ndjekin procesin akademik përmes mësimit online (e-learning) që organizon ky universitet. Mësimi online vjen si pasojë e pandemisë së virusit Covid-19 që ka kapluar të gjithë botën.

Lexo më Shumë

Prej nesër do të jetë në funksion  ueb platforma e unifikuar për mësim në distancë prej në shtëpi për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Linku për e-shkollën është www.eduino.gov.mk  dhe e përgatit Zyra për  zhvillim të arsimit në bashkëpunim  me UNICEF pas  shembullit të  platformave  efikase për mësim në distancë që shfrytëzohen  në rajon, para se gjithash në Kroaci. “Platforma do të ofrojë video-leksione përkatësisht  përpunim  të njësive të medodës për të gjitha klasat dhe të gjitha lëndët obligative. Ato do të zgjasin  nga 15 minuta dhe do të shoqërohen me  prezanzim, tregim dhe sqarim  nga mësimdhënësit…

Lexo më Shumë

Një mjeke në Spitalin e Kumanovës është një nga pesë pacientet e reja nga ky qytet, që gjatë 24 orëve të fundit është konstatuar me koronavirus. Ajo ka treguar ndërgjegje të lartë, duke e shpërnda këtë informacion edhe në fаcebook, me qëllim që ta dinë të gjithë pacientët dhe personat tjerë që kanë qеnë në kontakt, shkruan Gazeta Lajm. Ajo ka thënë se informacioni për KOVID19 nuk duhet të fshehet. Jozyrtarisht merret vesh se teste pozitive të koronavirusit në Spitalin e Kumanovës kanë arritur edhe për një mjek dhe një motër, shkruan kumanovoneës. Mjekët nga ky spital janë ankuar se…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi sot në konferencë për shtyp bëri të ditur se si Qeveri ende nuk kanë diskutuar për propozim konkret nga ndonjë parti politike. Në pyetjen e gazetarëve për atë se SASHK-u dhe Sindikata e Pavarur Akademike (SPA) e hedhin poshtë propozimin për masa ekonomike të LSDM-së për pagë minimale për sektorin publik dhe nëse do t’i dëgjojë kërkesat tona, Ademi shtoi se janë të mirëseardhura të gjitha propozimet nga odat ekonomike, asociacionet e punëdhënësve, partive politike, organizatave, sektorit joqeveritar… “Parimi i punës në Qeveri është se hollësisht analizohen të gjitha propozimet dhe kjo që…

Lexo më Shumë

Të dhënat e fituara nga raundi i dytë i sondazheve të Agjencisë Ipsos mbi perceptimet e qytetarëve për koronavirus, të bëra nga data 16 deri më datën 20 të këtij muaji tregojnë rritje të shqetësimit të qytetarëve. Numri i atyre që kanë shprehur shqetësim të lartë ose shumë të lartë se një person, ose një anëtar i familjes së tyre, do të infektohet nga koronavirus, u rrit nga 38 për qind në 52 për qind. “Rritja e numrit të personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë e rrit shqetësimin e qytetarëve, kështu që çdo qytetar i dytë i yni…

Lexo më Shumë

Gjykata themelore penale Shkup, e informon opinionin se në pajtim me rekomandimet e Organizatës botërore të shëndetësisë dhe Qeverisë së RMV-së, vazhdon me dezinfektime të rregullta të sallave të gjykatës dhe hapësirave të tjera, të gjithë të punësuarit dhe palët në gjykatë marrin maska dhe dorëza sterile, matet temperatura me aparate pa kontakt për të gjithë të cilët hyjnë në gjykatë, gjykimet me më shumë të pranishëm mbahen në sallat e mëdha të gjykatës ku ka mjaft hapësirë dhe distancë mes tyre, ndërsa të punësuarit të cilët kanë fëmijë më të vogël se 10 vjeç apo kanë qenë në kontakt…

Lexo më Shumë

Inspektorati shtetëror i punës  apelon qytetarët t’i paraqesin  të gjitha mosrespektimet eventuale të masave për mbrojtje  dhe parandalim të përhapjes së koronavirusit në vendet e tyre të punës. Ankesat dhe raportet  thonë nga Inspektorati do të mbesin anonim, ndërsa pas tyre menjëherë do të veprohet. Nga Inspektorati Shtetëror i Punës paralajmërojnë edhe kontrolle  veçanërisht të përforcuara në  impiantet prodhuese  në të cilat punojnë një numër i madh i punëtorëve. “Çdo ankesë do të jetë anonime, nuk do të dalim  të themi se kush ka paraqitur. Qytetarët të mos frikohen për denoncime. Ne do të veprojmë  menjëherë pas të gjitha raportimeve,…

Lexo më Shumë

Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit kumtoi se me mbështetje financiare nga Lotaria shtetëror prej sot do të bëjë distribuimin e mjeteve higjienike për vetëmbrojtje për veten dhe shtëpinë për kategoritë e rrezikuara të personave të pamundur dhe kategorisë më të rrezikuar të qytetarëve nga mosha e tretë. Përmes aktiviteteve, siç thuhet, do të përfshihen persona nga grupi më i rrezikuar i qytetarëve, të moshës mbi 60 vjeç nga territori i qytetit të Shkupit, si dhe qytete të tjera ku Kryqi i Kuq punon drejtpërdrejt me persona të pamundur dhe të moshuar. Donacioni nga Lotaria Shtetërore është në lartësi…

Lexo më Shumë

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi qetëson qytetarët se në vend ka ushqim të mjaftueshëm për disa muaj. Ai u apeloi tregtarëve të respektojnë vendimet e Qeverisë në lidhje me çmimet e produkteve e të mos keqpërdorin situatën për të përfituar. Inspektorati Shtetëror i Tregut do të dënojë cdo subject që abuzon por edhe qytetarët duet të paraqesin cdo keqpërdorim në numrin pa pagesë 191. “Unë i siguroj të gjithë qytetarët se kemi mjaft ushqim jo vetëm për momentin, por edhe për muajt në vazhdim. Ne nuk mund të parashikojmë se sa do të zgjasë virusi, sa do të zgjasin ndalimet,…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi në konferencën e fundit nga Qeveria, ka njoftuar se në mbledhjen e fundit të Qeverisë është sjellur dekret me forcën e ligjit për mësim nga distanca. Ademi deklaroi se mësimin nga distanca sipas Qeverisë duhet të zbatojnë, shkollat fillore, shkollat e mesme dhe universitetet. Ademi gjithashtu tha se nga dita e nesërme do të jetë gati platfoma online në të cilën nxënësit dhe studentët do të mund të dëgjojnë mësimin. Ministri tha se në platformën nacionale mësimet do të jenë në video-pamje. Ministri Ademi ka deklaruar se ligjerata për një lëndë do të zgjasë 15…

Lexo më Shumë