Inspektorati shtetëror i punës apelon qytetarët t’i paraqesin të gjitha mosrespektimet eventuale të masave për mbrojtje dhe parandalim të përhapjes së koronavirusit në vendet e tyre të punës. Ankesat dhe raportet thonë nga Inspektorati do të mbesin anonim, ndërsa pas tyre menjëherë do të veprohet. Nga Inspektorati Shtetëror i Punës paralajmërojnë edhe kontrolle veçanërisht të përforcuara në impiantet prodhuese në të cilat punojnë një numër i madh i punëtorëve.
“Çdo ankesë do të jetë anonime, nuk do të dalim të themi se kush ka paraqitur. Qytetarët të mos frikohen për denoncime. Ne do të veprojmë menjëherë pas të gjitha raportimeve, ndërsa ata do të mbesin anonim”, tha në konferencën e sotme për shtyp drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Punës Aladin Havziu.
Ai sqaroi se qytetarët për parregullsitë dhe mosrespektimin e masave mund të paraqesin përmes ueb stacionit të Inspektoratit Shtetëror të Punës ose përmes koll qendrës (call center). Ka persona kujdestar të cilët i pranojnë thirrjet dhe në varësi të rajonit për të cilin bëhet ankesa informohen njësitë rajonale për veprim.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me ankesat e qytetarëve nga fabrika në Kërçovë, se nuk respektohen masat për mbrojtje dhe parandalim, ai tha se Inspektorati shtetëror deri tani pesë herë ka bërë inspektim dhe se përgjegjësit kanë thënë që do të porosisin 50 mijë maska mbrojtëse. Duke e marrë parasysh atë se ankesat për komaninë e njëjtë përsëriten, tha ai, do të vazhdojnë vazhdimisht kontrollet e përditshme inspektuese në pjesë të ndryshme që të konfirmohen faktet dhe nëse konfirmohet se nuk zbatohen rekomandimet e qeverisë ajo kompani do të sanksionohet.
Në lidhje me ankesat e qytetarëve se nuk u lejohet shfrytëzimi i masës për mungesë nga puna për fëmijë deri në moshën 10 vjeçare Havziu theksoi se deri tani në Inspektorat kanë arritur rreth 500 ankesa të tilla.
“Punëtori nëse ka dokumentacion adekuat duhet vetëm ta njoftojë punëdhënësin se i ka dokumentet e nevojshme. Këtu përfundon puna e tyre. Nëse ka ankesa këtu jemi ne të veprojmë edhe në ditë pune por edhe në fundjavë”, tha drejtori i ISHP-së.
Nga data 19-22 mars, siç ishte thënë në konferencën e sotme për shtyp të Këshillit Inspektues që u mbajt në Qeveri, nga Inspektorati Shtetëror i Punës janë realizuar gjithsej 463 kontrolle, me ç’rast janë sjellur 11 vendime dhe 20 indikacione për punëdhënësit të cilët nuk kanë vepruar sipas masave qeveritare.



