Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi sot në konferencë për shtyp bëri të ditur se si Qeveri ende nuk kanë diskutuar për propozim konkret nga ndonjë parti politike.
Në pyetjen e gazetarëve për atë se SASHK-u dhe Sindikata e Pavarur Akademike (SPA) e hedhin poshtë propozimin për masa ekonomike të LSDM-së për pagë minimale për sektorin publik dhe nëse do t’i dëgjojë kërkesat tona, Ademi shtoi se janë të mirëseardhura të gjitha propozimet nga odat ekonomike, asociacionet e punëdhënësve, partive politike, organizatave, sektorit joqeveritar…
“Parimi i punës në Qeveri është se hollësisht analizohen të gjitha propozimet dhe kjo që është në interes më të mirë të qytetarëve, ashtu edhe vendosim gjithmonë”, tha Ademi.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës konsideron se edhe në këtë periudhë duhet të bëhen përpjekje konkrete në motivimin e mësimdhënësve, përfaqësuesve të komunitetit akademik dhe shkencor të vazhdojnë ta realizojnë këtë mënyrë të zhvillimit të mësimit. .



