Është sulmuar ekipi e Gazeta Blic në veri të Mitrovicës, teksa po e realizonin një storie për situatën e furnizimit të qytetarëve pas shfaqjes së koronavirusit. Derisa gazetarët Nebih Maxhuni e Diamant Bajra, si dhe kameramani Arsim Rexhepi i ishin afruar një pike ku shitej miell, dhe të flisnin me qytetarët që po furnizoheshin për t’i pyetur se si po shkon furnizimi, ata janë sulmuar nga dy qytetar. “Na u afrun dy të rinj serb, duke më goditur në fytyrë dhe në vesh. Ndërsa e kanë shtyer gazetarin Diamant Bajra dhe kameramanin Arsim Rexhepi”, ka rrëfyer ngjarjen Maxhuni. Ai është…
Author: Hamdi Kumanova
Qytetarët që kthehen në vend me fluturime çarter, do ta kenë për obligim që të paguajnë për fluturimin e tyre, thonë nga Ministria e Jashtme. “Duke pasur parasysh presionin ndaj buxhetit të shkaktuar nga kriza e coronavirusit, qeveria ka vendosur që qytetarët që kthehen në vend me fluturime çarter të organizuara nga shteti, do të jenë të detyruar të paguajnë biletat e tyre ajrore”, thuhet në deklaratën e MPJ-së. Për momentin është duke u shqyrtuar mundësia e kryerjes së pagesës në këste./Telegrafi/
Kur kemi të bëjmë me raste pandemie, kjo e fundit nuk godet vetëm shëndetin e njerëzve mirëpo edhe xhepin e tyre, respektivisht buxhetin familjar. Për këtë, profesori Hasim Deari vendosi që dy kafenetë që dikur i pinte në ditë, të i dhuroje për pagën e kamarierëve të qytetit të tij, njofton Portalb.mk. Sipas tij, kategoritë më të goditura në raste të tilla kanë të bëjnë me nevojtarët, kamerierët dhe të gjitha bizneset tjera, sidomos ata lokale. “Duke konsideruar që kategoritë të cilët më së tepërmi u goditën në këtë rast, përveç shumë kategorive të tjerave, kanë të bëjnë me nevojtarët,…
Qeveria dhe Ministria për Transport dhe Lidhje do të shqyrtojnë mundësinë për sjelljen e vendimit me të cilin do të ndalohet krejtësisht transporti i udhëtarëve me autobus mes qyteteve dhe fshatrave. Këtë e paralajmëroi ministri për transport dhe lidhje, Goran Sugarevski, duke folur sot për zbatimin e masës së deritanishme që parasheh mbushjen e kapaciteteve të autobusëve me vetëm 50 % për qind të udhëtarëve. Goran Sugarevski “Qeveria ka sjellë masë për uljen për 50% të numrit të udhëtarëve në transportin ndërkomunal dhe udhëtarët të jenë në distancë të paktën dy metra mes njëri tjetrit. Në përputhje me rekomandimet e…
Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për atë se si do të veprohet me personat e pastrehë për shkak të orës policore, në konferencën e sotme për shtyp tha se ata do të akomodohen në pikën “Momin Potok”, që është menaxhuar nga ana e Kryqit të Kuq. Ndërsa në lidhje me personat që vijnë nga shtetet tjera, ai tha se do të akomodohen në karantinën adekuate të përcaktuar nga shteti, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Për momentin ka vetëm pesë persona të cilët janë në Deve Bair, të cilët kanë ardhur para një orë…
Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu ka përcjellur një video mesazh për ër të gjithë qytatarët, në veçanti për ata që duan: shëndet, jetë dhe mbajnë përgjegjësi individuale e publike Kujdes, qëndroni në shtëpi dhe me shëndet!-thotë Ganiu Video në linkun e mëposhtëm
Ministria e Brendshme nuk do ti tolerojë më qytetarët, që lëvizin pa leje gjatë orës policore. Në ditën e parë të orës policore, u lëshuan 74 paralajmërime dhe u ndaluan 18 qytetarë. Disa nga të ndalurit kundërshtuan paralajmërimin e policisë, të tjerët kanë pasur edhe armë. Nëpunësit policorë gjatë mbrëmjes së kaluar kanë ndaluar gjithsej 18 qytetarë. Edhe atë, 5 persona nga rajoni i Tetovës, 2 nga rajoni i Gostivarit të cilët edhe përkundër paralajmërimeve nga ana e policëve nuk kanë vepruar sipas asaj që u është thënë, por me agresivitet janë sjellë ndaj policëve, pas çka të njëjtit janë…
Thirrja publike “Kreaton” e Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, për krijimin e veglave digjitale dhe zgjidhje për ballafaqim me pasojat e virusit korona, ka pranuar gjithsej 546 iniciativa, prej të cilave 57% janë nga kompani shoqata apo organizata, ndërsa 43 % janë dorëzuar nga persona fizikë, njofton Portalb.mk. “Thirrja publike ka zgjatur 72 orë dhe një interes i këtillë është indikator i nivelit të vetëdijes dhe dëshirën për kontribut te shumë bashkëqytetarë, organizata joqeveritare dhe kompani. Është e dukshme se, edhe në rrethana të këtilla të jashtëzakonshme, potenciali krijues dhe solidariteti janë të theksuara fuqishëm në shoqërinë tonë”, tha…
Reagime të shumta ka ngjallur propozimi i kreut të LSDM-së, ish-kryeministrit Zoran Zaev që si masë ekonomike rroga e gjithë sektorit publik të ulet në nivelin e pagës minimale prej 14,500 denarë. Kreu i opozitares VMRO-DPMNE Hristijan Micskoski kërkoi që Zaev të tërhiqet nga ky propozim me të cilin po përpiqet që paaftësinë e qeverisë ta paguajë me mundin e punëtoreve. “Po të ishte ne rrethana të tjera me siguri kjo do të quhej vjedhje. Masa për shkurtim drastik të rrogave përbën goditje serioze për standardin e të punësuarve. (ngjitje 09:03) Të punësuarit në administratë nuk i kanë privilegjet e…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u bën thirrje kompanive t’u përmbahen rekomandimeve për organizim të punës sepse mbrojtja e shëndetit të punëtorëve është kusht themelore për mbrojtje të ekonomisë. Qeveria dhe ekonomia, siç informojnë nga MPPS, kanë qëllim të njejtë – në kushte kur po zbatohen masa dhe aktivitete për mbrojtje dhe preventivë nga përhapja e koronavirusit, njëkohësisht të organizohet puna e kompanive për përballje sa më efikase me pasojat negative. Nga Ministria u bëjnë thirrje subjekteve juridike në këtë gjendje të jashtëzakonshme të tregojnë përgjegjësi. Theksojnë se shërbimet inspektuese janë në terren dhe do ta ndjekin respektimin e…
Sindikata e Pavarur e Policisë sot ka bërë thirrje deri tek organizatat dhe institucionet që nëse kanë mundësi, të japin donacione pajisje mbrojtëse dhe mjete për dezinfektim për policinë me qëllim që të ato të mbrohen gjatë kryerjes së punës në ballafaqim me coronavirusin. “Gjatë fundjavës në kuadër të mundësive tona kemi dhënë donacione të mjeteve të caktuarve në stacionet policore nëpër Shkup, por kjo nuk është e mjaftueshme në lidhje me atë se sa kanë nevojë të punësuarit”, tha kryetari i Sindikatës Goce Delçev Todev. Sindikata propozon që edhe njësitë policore që kanë stazh prej pesë muajve, ndërsa kanë…
FEKOM Fabrika për prodhimin e elementëve të betonit shpall konkurs për një vend të lirë pune. Kërkohet një administrator/e, i/e diplomuar për ekonomi, që njeh punën në programet përkatëse poashtu komunikon dhe shkruan gjuhën shqipe dhe maqedone. Kandidati/ja duhet të plotësoi kushtet e lartëpërmendura, poashtu të jetë i/e aftë për punë ekipore, të jetë komunikativ/e dhe të mund të menaxhoi kohën për punë në presion. Punëdhënësi garanton kushte të mira pune dhe korrektësi maksimale Kandidatët e interesuar mund të paraqiten në numrin e telefonit: 070 348 228

