Qeveria dhe Ministria për Transport dhe Lidhje do të shqyrtojnë mundësinë për sjelljen e vendimit me të cilin do të ndalohet krejtësisht transporti i udhëtarëve me autobus mes qyteteve dhe fshatrave. Këtë e paralajmëroi ministri për transport dhe lidhje, Goran Sugarevski, duke folur sot për zbatimin e masës së deritanishme që parasheh mbushjen e kapaciteteve të autobusëve me vetëm 50 % për qind të udhëtarëve.
Goran Sugarevski
“Qeveria ka sjellë masë për uljen për 50% të numrit të udhëtarëve në transportin ndërkomunal dhe udhëtarët të jenë në distancë të paktën dy metra mes njëri tjetrit. Në përputhje me rekomandimet e shtabit të krizës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë, nëse vlerësohet si e patjetërsueshme të ndalohet transporti i njerëzve mes qyteteve dhe fshatrave edhe ajo masë në mënyrë plotësuese do të miratohet”
Sugarevski njoftoi se transporti i mallrave është normalizuar, janë vendosur edhe procedura të reja për transport si në atë vendor ashtu dhe në atë ndërkombëtar, në përputhje me situatën e krijuar. Ai shtoi se është arritur marrëveshje me të gjitha institucionet që çdo kompani transportuese për hyrje dhe dalje nga vendi, që nesër patjetër të posedojnë leje për vozitësit professional të mjeteve transportuese e cila jepet në inspektoriatin shtetëror shëndetësor dhe sanitar.
Goran Sugarevski
“Këto procedura të reja vendosen për zhvillim pa pengesa të transportit ndërkombëtar të mallrave. Që të mos ketë vonesa, i drejtojmë kompanitë transportuese që lejet ti nxerin edhe përmes Asociacionit të transportuesve. Gjithashtu janë konfirmuar edhe procedura të reja veprim në zinxhirin e ngarkim-shkarkimit dhe transport të mallrave në komunikacionin vendor. Këto procedura kanë të bëjnë me punën e depove për pranimin dhe dërgimin e mallrave, në kalimet kufitare dhe doganore, në shërbimet e shpedicionit dhe drejtëpërdrejtë për vozitësit që kryejnë transportin e mallrave në komunikacionin vendor dhe ndërkombëtar”
Ministri i Transportit në konferencën e sotme për media potencoi se Hekurudhat kanë vënë të gjitha kapacitetet në dispozicion të transportit të mallrave. Të gjithë vagonët transportues të llojeve të ndryshme u jepen në dispozicion kompanive për import dhe eksport të mallrave në vendin tonë.
Data 25.09.2026
Aktuale
- Kryeministri izraelit i drejtohet OKB-së mes largimeve nga salla dhe protestave në New York
- Tërmet mbrëmjen e sotme tronditi disa pjesë të Maqedonisë – këto janë detajet
- Shkurte Haxhiu e ka sosë me lënë fjalë edhe njëherë, deklarohet me një thënie të papritur për thashethemet
- Protesta e Nëntë: Qytetarët në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale
- Stabiliteti politik në Kosovë: Çfarë ndodh nëse Kurti mbështet propozimin për Specialen?
- Shehaj takim në Degën 5: Mundësia do jetë në çdo Këshill Bashkiak. Koha për një frymë te re dhe një Shqipëri të drejtë
- Qoku: Faktori shqiptar mund të ndihmojë në zhbllokimin e rrugës drejt BE-së
- Qoku: Pse Ali Ahmeti nuk i vizitoi asnjëherë ish-krerët e UÇK-së gjatë paraburgimit



