Trajçe Voinov është me diabet të tipit një dhe nëse preket nga virusi korona, ai do ta ketë shumë vështirë ta mund atë, sepse sëmundja e tij është kronike. Trajçe dhe persona të tjerë me diabet apelojnë te qytetarët që të izolohen, të kujdesen për shëndetin e tyre. Nëse jo për veten, bëjeni për ne që kemi imunitet të dobët dhe sëmundje kronike, porositi Trajçe. Ai thotë se ende dëshiron të jeton.
“Diabet i tipit 1, nënkupton përdorim të dy llojeve të insulinës, disa herë për gjatë ditës. Unë injektohem (se bockam) dhe bëj pjesë në grupin e personave të rrezikuar. Nëse prekem nga virusi korona, do të kem vështirësi në luftën me të. Të shitemi të mençur është marrëzia më madhe që mund ta bëjmë. Unë dua që sa më parë të dalim nga kjo situatë dhe t’i realizoj ëndrrat e mia, sepse mua më jetohet dhe dua jetë normale. Nuk e di a do të jetë me frekuencën e njëjtë si përpara virusit korona por shpresoj të ketë një rrugë të ndriçuar në 2020 për të gjithë ne”, deklaroi për TV21 Trajçe Vojnov.
Që kur u paraqit virusi, Trajçe nuk del nga shtëpia. Kohën më së shumti e kalon duke pikturuar, mediton dhe merret aktivitete tjera në shtëpi. Ai tha se nuk ka problem për gjetjen e terapisë, sepse e blen çdo 6 muaj, ndërsa nuk brengoset as për ushqim.
“Preferohet që të mos konsumoj bukë, kështu që mua nuk më duhet mielli i bardhë. Atyre që u duhet mund ta marrin me tonelata. Fruta dhe perime, sallata tani për tani ka. Më ndihmojnë familjarët në këtë aspekt kështu që jemi në rregull për momentin”, tha Trajçe.
Ka një grup që rreptësishtë i përmbahet rekomandimeve, ndërsa ka gjithnjë të tillë që nuk respektojnë rregullat. Shoqëria jonë, thotë Trajçe, ende nuk është e vetëdijshme për tu kujdesur sa duhet me personat që u rrezikohet shëndeti.
“E dimë që nuk është e lehtë, por duhet që të dalim nga kjo gjendje sa më shpejtë që t’i sanojmë pasojat sa më parë. Që të mund t’i shohim miqtë, të dalim nga situata shëndosh e mirë”, përfundoi ai.
Trajçe gjithashtu tha se kjo gjendje do ta mësoj njerëzimin se si të sillen me të tjerët dhe ndaj natyrës. Ndryshe sipas të dhënave të fundit të Komisionit nacional të diabetit, në vendin tonë ka rreth 124 mijë persona me diabet, numër i cili nga viti në vit shënon rritje.



