Në rrjetin social Facebook ka grupe që përfaqësojnë veten si grupe zyrtare, të personave juridikë dhe institucioneve shtetërore të vendit tonë, organizojnë lojëra shpërblyese të ndryshme dhe mashtrojnë qytetarët, përcjell GazetaExpress nga Tv21.
Qytetarëve u kërkohet të ndajnë të dhënat e tyre personale dhe dokumentet [kartën e identitetit, pasaportën], si dhe të dhënat e kartës së tyre të pagesave, me qëllim të vetëm për të përdorur të dhënat e tyre personale për veprimtari të mëtejshme kriminale.
Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien preh nga ky lloj mashtrimi dhe të mos ndajnë të dhënat e tyre personale.
Ministria e Brendshme po ndërmarr aktivitete brenda kompetencave të saj, për parandalimin e këtyre mashtrimeve.



