Author: Hamdi Kumanova

MPB ka dorëzuar padi penale kundër dy banorëve të Dibrës të cilët nuk i kanë respektuar masat e Qeverisë për mbrojtje nga virusi korona, njofton Portalb.mk. “Gjendja e sigurisë në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, ku është shpallur gjendje krize është stabile, ndërkaq ditënatën e fundit ka kaluar qetë pa tubime të qytetarëve në vende publike, shkelje të rendit dhe qetësisë publike, vjedhje dhe aksidente. Edhe më tej janë në fuqi aktivitetet e zyrtarëve policor të cilët janë në pajtueshmëri me planin operativ për punë për kontrollin e objekteve hotelierike (markete, klube nate, sallone fitnesi, bastore), me qëllim që në…

Lexo më Shumë

Gjendja e sigurisë në rajonin e Dibrës dhe Qendër Zhupë, ku është shpallur gjendje krize është stabile. Gjatë natës së kaluar nuk është regjistruar asnjë shkelje, prishje e rendit dhe qetësisë, grumbullim i qytetarëve në vende publike, vjedhje si dhe ndonjë aksident trafiku.

Lexo më Shumë

Bujar Osmani, nga BDI, thotë se të gjitha in formacionet dhe konferencat për media duhet të jenë edhe në Gjuhën Shqipe, sepse e drejta e të gjithë qytetarëve për t’u informuar, duhet të respektohet. Sipas tij, konferencat e ministrit të Shëndetësisë për shkak se janë të shpeshta nuk kanë arritur të jenë në të gjitha gjuhët, por shton ë se tashmë është vendosur kusht që këto konferenca të jenë edhe në gjuhën shqipe.

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore e Strugës deri te Gjykata e Strugës ka dorëzuar propozim për urdhër-pagesë kundër një personi për shkak të veprës penale “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë” sipas nenit 206 të Kodit Penal, njofton Portalb.mk. “I akuzuari, 36-vjeçar nga fshati i Strugës Draslljaca, më 16 mars me kamion ka ardhur në pikën kufitare Tabanovcë dhe ka paraqitur se udhëton prej Danimarkës si vend me rrezik të mesëm për infektim me virusin korona. Në pikën kufitare ka qenë i njoftuar me masat e caktuara për shkatërrimin dhe parandalimin e transmetimit të virusit dhe ka dalë deklaratë se do…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka vizituar Institutin e Shëndetit Publik, ku ka theksuar se heronjtë tanë janë mjekët që ditë e natë po ndodhen në vendet e tyre të punës, duke ndihmuar qytetarët kundër virusit korona. Filipçe gjithashtu bëri apel tek qytetarët të rinë në shtëpi, ndërsa mjekët janë në vendet e tyre të punës, me qëllim të mos përhapjes më shumë të virusit Covid-19. Këto njoftime Filipçe i bëri përmes rrjetit social “Facebook”.

Lexo më Shumë

Për të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut janë të mbyllura të gjitha vendkalimet kufitare për dalje nga vendi. Të gjitha vendkalimet kufitare janë të mbyllura edhe për hyrje në vend për shtetasit e huaj, udhëtarë dhe automjete, përveç për tranzit të automjeteve ngarkuese, për përfaqësuesit e korit diplomatik dhe ata që do të marrin leje adekuate nga ana e MPB-së, ndërkaq pasi paraprakisht të kenë marrë mendim nga ana e shtabit kryesor koordinues. LAMM informon se komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është…

Lexo më Shumë

Kushdo që ka temperaturë të lartë do të paralajmërohet për një infeksion të mundshëm me coronavirus. Ethet janë një nga simptomat e para të coronavirusit. Në mënyrë që të mund të njohim një temperaturë të ngritur të trupit herët, kompania e teknologjisë Athena Security ka zhvilluar një sistem kamerash termike që supozohet të lexojë të sëmurët nga coronvirusi, transmeton Telegrafi. Me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI), kamera duhet të jetë në gjendje të zbulojë ethe. Nëse dyshohet një infeksion, domethënë nëse temperatura e trupit është jashtë normës, sistemi dërgon një paralajmërim. Zbuloni kërcënimet herët Sipas kompanisë, sistemi mund…

Lexo më Shumë

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në intervistë për ‘Deutsche Welle‘ se se Maqedonia s’ka teste për coronavirusit dhe po testohen rastet më akute. “Publikisht do të pyes, pse deri tani janë bërë 260 testime? Përgjigja është se nuk kanë teste. Po testohen rastet më akute”, thotë Mickoski. Në pyetjen se pse bashkëpartiakët e tij kritikojnë ashpër për mënyrën se si Qeveria po menaxhon gjendjen me coronavirusin, Mickoski thotë: “Për shtatë ditë ju bëjmë thirrje të bisedojmë. Shtatë ditë zgjat marrëdhënia injoruese ndaj thirrjes sonë. Shtatë ditë zgjati ‘muaji i mjaltit’ i Filipçes dhe të tjerëve në Qeveri. Ai muaj mjalti…

Lexo më Shumë

Mjeku i njohur dibran, Arben Agolli, të martën është konstatuar i infektuar me virusin Korona. Në një intervistë ekskluzive për Lajm.Tv ai flet për gjendjen e vet shëndetësore, deri sa po qëndron i mbyllur në izolim shtëpiak. Agolli thotë se ende nuk i janë paraqitur simptomat e gripit që shkakton Koronavirusi, kurse ka një porosit te të gjithë qytetarët që të jenë shumë të kujdesshëm. Ai ka treguar se si e pranoi lajm se është i infektuar me koronavirus. “Lajmin e pranova me shumë qetësi. Ndoshta ju duket çudi, por ishte një gjë që mund të na prekte prandaj isha…

Lexo më Shumë

Me fillimin e virusit të koronës, komnpanitë transpotuese kanë humbje të mëdha. Ato kërkojnë nga qeveria që të merr masa të menjëhershme në mënyrë që të ndihmohen këto kompani. Një ndër kërkesat është tërheqja e pagesës nëpër pikëpagesa. Andonov bëri thirrje që vozitësit të respektojnë mini-karantinin maksimalisht për shkak se bëhet fjalë për sigurinë e tyre dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve. Ai tha se transporti I mallrave nuk duhet të ndalet asesi, për shkak se produktet bazë që I marrin bëhen përmes transportit të mallrave. “Në sektorin e transportit të udhëtarëve nga java e kaluar numri I udhëtarëve është…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur propozim padi kundër tre personave, shtetas të Federatës Ruse, për veprën penale – vjedhje e rëndë. Siç komunikoi Prokuroria, të pandehurit pas marrëveshjes paraprake, më 14 mars janë përpjekur të marrin sende lëvizëse të huaja – para,kështu që me një mjet dore janë përpjekur mekanikisht të veprojnë dhe ta hapin bankomatin e Halk Bankës në rrugën “Metodija Mitevski” në Shkup që t’i marrin paratë që kanë qenë në bankomat. Në atë moment janë kapur nga persona zyrtarë të MPB-së dhe janë penguar në kryerjen e qëllimit.

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët ndjek me vëmendje zhvillimet në lidhje me pandeminë e shpallur të koronavirusit. Po ashtu, me shumë vëmendje i kemi analizuar hapat e mëtejshëm që duhet të marrin institucionet e vendit. Ekzistojnë dilema ndërmjet shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe gjendjes së krizës. E para e paraparë me kushtetutë dhe e dyta me ligj. E para do t’i jepte pushtet absolut presidentit dhe e dyta qeverisë. Ajo që është më e rëndësishme se të dyja këto është disiplina, përgjegjësia dhe kujdesi i gjithsecilit prej jush që duhet ta ketë për veten e tij, për të afërmit e tij,…

Lexo më Shumë