Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur propozim padi kundër tre personave, shtetas të Federatës Ruse, për veprën penale – vjedhje e rëndë.
Siç komunikoi Prokuroria, të pandehurit pas marrëveshjes paraprake, më 14 mars janë përpjekur të marrin sende lëvizëse të huaja – para,kështu që me një mjet dore janë përpjekur mekanikisht të veprojnë dhe ta hapin bankomatin e Halk Bankës në rrugën “Metodija Mitevski” në Shkup që t’i marrin paratë që kanë qenë në bankomat. Në atë moment janë kapur nga persona zyrtarë të MPB-së dhe janë penguar në kryerjen e qëllimit.



