Në periudhën në vijim, Gjykata Themelore Penale – Shkup do të vazhdojë me gjykimin vetëm të lëndëve urgjente dhe të pa-anuluara, përkatësisht lëndët e paraburgimit dhe penale me masa të tjera për të siguruar praninë e të akuzuarit, veprat penale që janë në rrezik të vjetërsimit, veprat penale që janë në proces të sjelljes së vendimit, si dhe të gjitha veprat penale dhe detyrimet të përfshira në vendimin e publikuar të Këshillit Gjyqësor, informojnë nga Gjykata Penale.
“Për të mbrojtur palët në proces dhe zyrtarët e gjykatës nga përhapja e koronavirusit, gjykata njofton të gjithë qytetarët që kanë marrë thirrje me shkrim ose me gojë për gjykimin se brenda 30 ditëve të ardhshme, që nesër në hyrje të ndërtesës së gjykatës përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me policinë e gjykatës, gjegjësisht përmes sportelit, do të njoftohet nëse lënda për të cilën janë thirrur do të mbahet, dhe nëse jo kur dhe si do të njoftohen për seancën tjetër”, thonë nga Gjykata Penale.
Prandaj nga atje apelojnë tek qytetarët dhe të gjithë avokatët, prokurorët, ekspertët dhe dëshmitarët që të respektojnë dhe t’u përmbahen vazhdimisht rekomandimeve të qeverisë dhe nëse nuk thirren nga gjykata, në mënyrë të panevojshme të mos hyjnë në ndërtesën e gjykatës.



