Ekrem Halimi
Padyshim se kushtetuta, liritë dhe të drejtat e njeriut dhe gjendja e jashtëzakonshme janë elemente që janë të ndërlidhura ndërmjet veti.
Pjesa e shtatë e kushtetutës së RMV-së, i referohet Mbrojtjes së Republikës, Luftës dhe Gjendjes së jashtëzakonshme.
Neni 125 i kushtetutës që është pjesë përbërëse e kësaj pjese e që në mënyrë të drejtpëdrejtë i referohet gjendjes së jashtëzakonshme parasheh që “Gjendja e jashtëzakonshme paraqitet kur ndodhin fatkeqësi të mëdha natyrore ose epidemi”.
Paragrafi i 2 parashehë që “Ekzistimin e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e Republikës së Maqedonisë ose të një pjese të saj e cakton Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës, Qeverisë ose së paku të 30 deputetëve”.
Paragrafi i 3 parashehë që “Vendimi me të cilin caktohet ekzistimi i gjendjes së jashtëzakonshme merret me shumicë prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve dhe vlen më së shumti 30 ditë”.
Paragrafi i 4 parashehë që “Nëse Kuvendi nuk mund të mblidhet, vendimin për ekzistimin e gjendjes së jashtëzakonshme e merrë Presidenti i Republikës dhe ia paraqet Kuvendit për konfirmim sapo ai të ketë mundësi të mblidhet”.
Bazuar në paragrafit e parë të këtij neni shtrohet pyetja se situata aktuale a është fatkeqësi e madhe natyrore ose epidemi që të mund të shpallet gjendje jashtëzakonshme?
Gjithësesi se nuk ka të bëjë me fatkeqësi natyrore atëhere duhet të kemi epidemi që të mund të shpallet gjendje e jashtëzakonshme. Mirëpo aktualiteti thotë që kemi panedmi e jo epidemi!!! Atëherë mendojë që duhet të bëhet një përshkrim i shkurtër i repsketivisht të bëhet dallimi në mes epidemis dhe pandemis.
Sipas shumë autorëve epidemi nënkupohet situata kur një problem i caktuar rritet me intenzitet të shpejt dhe jashtë kontrollit. Dmth situata kur shpërthen një sëmundje në një zonë të gjërë gjeografike dhe prekë një përqindje jashtëzakonisht të lartë të popullatës. Kurse pandemi nënkupton situatën kur një sëmundje ka përhapje të gjërë gjeografike dhe ky term përdoret për të përshkruar një sëmundje që prek një vend të tërë ose tërë botën.
Pra dallimi esencial qëndron në atë se te epidemia nga një sëmundje preket një përqindje e madhe e popullatës gjë që nuk është aktuale më COVID-19 në Maqedoni sepse janë të prekur vetëm një përqindje e vogël e popullatës andaj kemi të bëjme me pandemi, situatë që nuk e parasheh as kushtetuta si bazë për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Sidoqoftë nëse vendoset që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, bazuar në nenin 125 paragrafi 2 i kushtetutës, ekzistimin e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e Republikës së Maqedonisë ose të një pjese të saj e cakton Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës, Qeverisë ose së paku të 30 deputetëve.
Pra, gjendjen e jashtëzakonshme e konstaton Kuvendi me propozim paraprak të Presidnetit, Qeverisë ose së paku të 30 deputetëve me vendim që do të sillet me shumicë të kualifikuar. Mirëpo gjendja faktike tregon se nuk kemi kuvend respektivisht kemi kuvend të shperndarë që nënkupton se ballafaqohemi me një situat kur kuvendi nuk mund të mblidhet dhe të sjellë një vendim të tillë.
Në një situat si kjo që mbizotëron në Maqedonin e Veriut, vendimin për ekzistimin e gjendjen së jashtëzakonshme e sjellë Presidenti i Republikës dhe ia paraqet Kuvendit për konfirmim sapo ai të ketë mundësi të mblidhet. Pra, nuk kërkohet konfirmim i menjëhershëm i vendimit nga ana e kuvendit që një vendim i tillë të hyjë në fuqi.
Cfarë do të ndodh nëse formati i ardhshëm i kuvendit nuk e konfirmon vendimin e Presidentit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme? Situat që duhet të anlalizohet nga një prizmë tjetër.
Pra, institucioni i vetëm që mund të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në këtë situatë është Presidenti i shtetit. Vendimi me të cilin pritet që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme vlen në afatë prej 30 ditëve nga dita e sjelljes së tij. Kushtetuta nuk parasheh mundësin e vazhdimit të një gjendje të tillë për më tepër se 30 ditë. Mirëpo nëse situata vazhdon të mbetet e njejtë ose të përkeqësohet atëherë Presidenti duke u thirrur në baza tjera (interesi i përgjithshëm, shëndeti i përgjithshëm) mund t’a vazhdojë gjendjen e tillë.
Sa i përketë mandatit të qeverisë në gjendje të tillë, mandati i vazhdohet deri në përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme që i bie se mandati i qeverise aktuale do të zgjatet të paktën për 30 ditë dhe zgjdhjet e parapara për 12 Prill nuk do të mbahen. Andaj mbledhja e realizuar tek presidenti për anulimin e zgjedhjeve ishte i panevojshme nëse presidenti para se t’i mbledhë krerët e partive parlamentare ka pas për qëllim që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme. Sepse neni 128 i Kushtetutës parasheh zgjatjen e mandatit të qeverisë në gjendje të jashtëzakonshme.
Në gjendje të jashtëzakonshme sipas nenit 126 të kushtetutës qeveria është e autorizuar që të miratojë urdhëresa me fuqi ligjore deri në përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme, për të cilën vendos Kuvendi. Pasiqë nuk kemi kuvend funksional një autorizim të tillë do ta merrte qeveria mirëpo sa është kushtetues do të duhet të analizohet në mënyrë të detajuar.
Në gjendje të jashtëzakonshme gjithësesi së liritë dhe të drejtat e njeriut janë pjesa me e madhë që i nënshtrohen kufizimeve.
Sipas nenit 54 paragrafi 2 i Kushtetutës së RMV-së “Liritë dhe të drejtat e njeriut e të qytetarit mund të kufizohen gjatë kohës së gjendjes së luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme”. Gjithësesi se vetëm në raste të parapara me kushtetutë.
E drejta që në mënyrë taksative me kushtetut parashihet të kufizohet në gjendje të jashtëzakonshme është e drejta e qytetarëve që në mënyrë të qetë të tubohen dhe të shprehin protestë publike. Këtë kufizim e parashehë neni 21 i Kushtetutës.
Gjithësesei se edhe shumë liri dhe të drejta të tjera mund të kufizohen në gjendje të jashtëzakonshme.
Njëra nga lirit dhe të drejtat bazë që është e garantuar me kushtetut, traktatet e UE-se dhe Kartë për të drejtat fundamentale të UE-së dhe Konventën Evropiane për të drejtat e njeriut që mund të kufizohet në gjendje të jashtëzakonshme e që u kufizu edhe para se të shpallet kjo gjendje është liria e qarkullimit të lirë.
Neni 27 i kushtetutës së RMV-së garanton që Çdo qytetar i Republikës së Maqedonisë ka të drejtë që të lëvizë lirisht në territorin e Republikës dhe lirisht ta zgjedhë vendbanimin e tij. Realizimi i këtyre të drejtave mund të kufizohet me ligj, vetëm në rastet kur kjo është e nevojshme me qëllim të mbrojtjes së sigurisë të Republikës, zhvillimit të procedurës penale ose mbrojtjes së shëndetit të njerëzve. Pra, mbyllja e kufijve me vendim të qeverisë para shpalljes së jashtëzakonshme në bazë të kësaj dispozite është anti kushtetuese sepse një kufizim i tillë mund të ndodhë vetëm me ligj. Kurse pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme sipas nenit 126 të kushtetutës Qeveria është e autorizuar që të miratojë urdhëresa me fuqi ligjore deri në përfundimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Pra mund të ndodhë edhe kufizimi i lirisë së qarkullimit të lirë me anë të një urdhërese të Qeverisë.
Gjithësesi se ka edhe shumë liri dhe të drejta tjera që mund të kufizohen mirëpo më e theksuar është e drejta e përmendur më lartë.
Padyshim se ka edhe shumë liri dhe të drejta të tjera që në asnjë mënyrë madje edhe në gjendje të jashtëzakonshme nuk mund të kufizohen sic janë e drejta për jetë dhe shumë të drejta tjera.
Një gjë që duhet të qartësohet për qytetarët është se gjendja e jashtëzakonshme në këtë moment nuk nënkupton nxjerrjen e ushtrisë nëpër rrugë me qëllim të kufizimit të qarkullimit të lirë të qytetarëve ose mbrojtjen nga ndonjë sulm i jashtëm.
Ka edhe shumë cështje që duhet të analizohen e që janë të lidhura drejtpërdrejt me gjendjen e jashtëzakonshme por këto do të analizohen në ndonjë shkrim tjetër.



