Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se personat që u ankuan për kushte të mjerueshme në Qendrën për Trajnim Pepelishte – Krivollak, do të dërgohen në lokacion tjetër. “Siç njoftuam dje, Qendra për Trajnim në Pepelishte është hapësirë e përkohshme ku duhet të kryhen kontrollet epidemiologjike sipas protokollit mjekësor”, shprehen nga Ministria e Mbrojtjes Ata shtojnë se sot në mëngjes kanë përfunduar kontrollet kurse personat do të barten në Zyrën e reonvouar në Demir Kapi. Ministria e Mbrojtjes madje publikoi edhe fotografi se ku do të rrinë personat të cilët ndodhen në karantinë./    

Lexo më Shumë

Për shkak të masave të Qeverisë me të cilët ndalohet shitja e prodhimeve dibrane jashtë komune, përfaqësues të blegtorëve të shoqatës “Dashi” protestuan para Komunës së Dibrës, ndërsa derdhën qumështin në shenjë revolte pasi prodhimi nuk ka si të shitet. Kjo situatë po ndodhë për shkak të izolimit të komunës së Dibrës, si pasojë e gripit pandemik. Protesta ishte e qetë, por përfaqësuesit të blegtorëve dibran thanë se dëmet nga mos plasmani i qumështit në qumështoren në Tërnicë është shumë i madh. Ata thonë se me këtë qumështore kanë kontratë për të dërguar 1.5 ton qumësht në ditë. Duke marrë…

Lexo më Shumë

Zhvillim i Zejtarisë në në nivelin lokal shtetëror daton që moti, Zejtari e mirë zhvilluar dhe përfaqësimi i interesave të zejtarëve në tregun e huaj dhe përforcimi i konkurrencës së tyre. Kështu theksojnë nga Oda zejtare e Maqedonisë së Veriut ku shtojnë se Odat moderne rajonale zejtare,të cilët e kanë formuar edhe Odën zejtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut përgatiten ta ngrisin dhe tregojnë se Zejtaria është gjithçka rreth nesh edhe se me Zejtari mund të jetohet dhe punohet. Ligji thotë se Veprimtaria zejtare është prodhimtari zejtare, shërbim zejtar, zejtari artistike dhe veprimtar artizanale vendore. Afrim Fazliji, kryetar i…

Lexo më Shumë

Nëse para disa ditësh kilogrami i miellit më të lirë ishte 25 denarë, sot në disa supermarkete dhe shitore që i vizitoi TV21, i njëjti ishte shtrenjtuar për 5 denarë. Blerësja: 22 e 24 ishte, tash nuk e kam idenë. TV 21: Këtu po shkruan 29? Blerësja: Jo, aq ka qenë një miell tjetër… Edhe pse blerësja tha se 29 denarë ka qenë një miell tjetër, më i shtrenjtë se ai që e morëm, sërish edhe ky në kasafortë na u pagua aq. Për një denarë më shumë na u pagua edhe lloji tjetër i miellit, në market tjetër. TV…

Lexo më Shumë

Policia mbyll edhe një çajtore në Çair, nuk respektoi masat kundër Koronës Inspektorati tregtar, shoqëruar nga Njësiti policor për intervenime, sot ka kryer sërish kontrolle në komunën Çair, përcjell GazetaExpress nga Lajm. Me këtë rast është mbyllur një çajtore dhe një hotel, për shkak se nuk kanë respektuar vendimin qeveritar për parandalim të përhapjes së Koronavirusit. Ndaj tyre do të ketë edhe parashtresa adekuate.

Lexo më Shumë

Rreth 200 mërgimtarë, që gjendeshin të bllokuar në kufirin Hungari-Serbi, sot pritet të arrijnë në Maqedoni përmes Bullgarisë. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftoi se ata do të vendosen bashkë në karantin në kazermën “Pepelishte” në Krivollak, shkruan Gazeta Lajm. “Kryesisht bëhet fjalë për punëtorë që kanë punuar në Itali dhe në Austri”, njoftoi Filipçe, duke theksuar se ata nuk do të testohen një nga një për Koronavirus, por nëmënyrë grupore nga ekipe që do t’i anketojnë dhe mbikëqyrin. Filipçe tha se kushtet në kazermën pepelishte janë solide.

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pret që në vendin tonë të ketë rreth 2.000 të sëmurë nga Kovid-19 dhe për një muaj të jetë kulmi i sëmundjes por nuk rekomandon që qytetarët këtë ta marrin si të saktë sepse bazohet në supozime. “Secila virozë ka kulmin pas çka ulet numri i të infektuarve. Është rëndë të parashihet se kur do të jetë kulmi në vend dhe këtë që po e them duhet të merret me rezerva sepse bazohet në disa supozime, vlerësime dhe matematika. Ka mundësi që numri i të sëmurëve në shtetin tonë të arrijë deri në 2.000, ndërsa…

Lexo më Shumë

Profesorët Renata Deskoska, Gordana Siljanovska-Davkova, Denis Preshova, Tatjana Karakamisheva-Jovanovska, Jeton Shasivari, Svetomir Shkariq dhe Aleksandar Spasov, sot pasdite te presidenti Pendarovski do të mbajnë mbledhje që të gjendet modalitet juridik për shtyrjen e zgjedhjeve. Në takim do të marrin pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryeministri Oliver Spasovski. Siç bënë të ditur nga Kabineti i Presidentit, në takimin e sotëm të liderëve në të cilin nga LSDM-ja morën pjesë Zoran Zaevi dhe Lupço Nikollovski, nga VMRO-DPMNE-ja, Hristian Mickovski dhe Gordana Siljanovska-Davkova, nga BDI-ja, Bujar Osmani dhe Izet Mexhiti, nga Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe Arben Taravari, nga…

Lexo më Shumë

A mund të shpëtohet viti shkollor? Përgjigjen e kësaj pyetje e kërkon edhe vetë Ministria e Arsimit e cila ende nuk ka strategji se çka me nxënësit që mbeten pa mësim klasik për shkak të parandalimit të përhapjes së virusit. Nga Ministria e Arsimit thonë se për momentin gjenden mënyra vetëm për arsimin dhe edukimin joformal të nxënësve. Në këtë drejtim përveç se ndamë përmbajtje edukative me shkollat dhe opinionin, morëm edhe vendim të përbashkët për transmetimin e programit edukativ “TV klasa” në MRTV. Për fëmijët parashkollorë transmetohen tregime edukative dhe përmbajtje tjera – njoftojnë nga Ministria e Arsimit. Ky…

Lexo më Shumë

Unë jam në pension por sidoqoftë shkoj e ndihmoj, bazuar në përvojën time shumëvjeçare si mjek në repartin infektiv ju them njerëzve që të mos bëjnë panik sepse nuk ka hapësirë për një gjë të tillë, e vetmja arsye pse situata ka arritur deri këtu është sepse ky virus është i ri theksoi mjeku Ilmi Mehmedi. Kurse drejtori i Spitalit të Kërçovës thotë që dita e ditës spitali po përgatitet për çfarëdo situate, njofton Portalb.mk. Mjeku Ilmi Mehmedi u shpreh optimist se kjo situatë do të kaloje, ai bën thirrje deri te populli që të mos përhapin panik sepse siç…

Lexo më Shumë