Nëse para disa ditësh kilogrami i miellit më të lirë ishte 25 denarë, sot në disa supermarkete dhe shitore që i vizitoi TV21, i njëjti ishte shtrenjtuar për 5 denarë.
Blerësja: 22 e 24 ishte, tash nuk e kam idenë.
TV 21: Këtu po shkruan 29?
Blerësja: Jo, aq ka qenë një miell tjetër…
Edhe pse blerësja tha se 29 denarë ka qenë një miell tjetër, më i shtrenjtë se ai që e morëm, sërish edhe ky në kasafortë na u pagua aq. Për një denarë më shumë na u pagua edhe lloji tjetër i miellit, në market tjetër.
TV 21: Prej ku e more atë? Sa është kilogrami?
Blerësi: 30 është!
Por, ngritje të çmimit ka edhe të paketimit prej 5 kilogramësh. Për shembull, i njëjti më parë është sjellë deri 105 denarë, e kurse tash ai paguhet për 150 denarë.
Tv 21: Sa është ajo?
Blerësi: Nuk e di. Nuk e dimë… Do ta shohim në kasafortë se sa është”
Tv 21: Nuk shkruan aty se sa është?
Blerësi: Nuk shkruan
Blerësi: 5 kilogram. A nuk shkruan sa është?
Blerësi: Jo nuk shkruan
Blerësi tjetër: Sa është çmimi?
Shitësja: Cili lloj?
Blerësi: Ja, prej 5 kilogramësh?
Shitësja: Ma jep të pyes në kasafortë, se nuk e di as unë
Rritje të çmimit ka pësuar edhe kategoria e tretë, prej 25 kilogramësh. Nëse deri para disa ditësh mielli tip 400 arrinte deri në 600 denarë, sot ky lloj mielli kapte vlerën prej 750 denarë.
TV 21: Përshëndetje. Sa është thesi i miellit?
Shitësi: Ka 550, 650 dhe 750 denarë.
Në TV21 ka ankesa edhe për shitës ilegal, të cilët gjatë orëve të mbrëmjes me furgon shesin thasë të miellit, çmimi i të cilit kap vlerën deri në 1000 denarë.
E për të parandaluar këto dukuri, Qeveria ka vendosur t’i ngrijë çmimet e produkteve ushqimore, si mielli, sheqeri, orizi, fasule dhe produkteve higjienike. Në rast se qytetarët vërehen rritje të çmimeve, mund ta denoncojnë rastin në numrin e telefonit: 02 3220 547.
Kryetarja e Këshillit Inspektues, Magdalena Filiposka Grashoska tha se në terren nuk është vërejtur ngritje e çmimeve në markete.
“Inspektorati shtetëror i tregut për këto dy ditë, 14 dhe 15 mars, ka kryer inspektim në 80 markete dhe barnatore ku është konstatuar se nuk ka rritje të çmimeve”, tha Magdalena Filiposka.
E Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë apeluar që kujdes t’i kushtohet edhe datës së prodhimit.
“Dua të apeloj, sepse qytetarët gjatë këtyre ditëve në mënyrë masive janë duke blerë produkte ushqimore, ta kontrollojnë afatin e përdorimin dhe paketimi të mos jetë i dëmtuar, sepse ky është një parandalim se si të kemi një ushqim më të sigurt”, tha Atanasov.
E ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i ka bindur qytetarët se s’ka vend për panik, ngaqë ka rezerva.
“Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të blejnë me logjikë por edhe njëkohësisht supermarketet janë obliguar që të përpilojnë plan me qëllim që t’u dalin në ndihmë të gjithë blerësve në shtetin tonë”, deklaroi Bekteshi/
Nevoja për ushqim rezervë, erdhi pasi filloi paniku në shoqëri se do të mbetemi të izoluar si shkak i pandemisë së koronavirusit.



