Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pret që në vendin tonë të ketë rreth 2.000 të sëmurë nga Kovid-19 dhe për një muaj të jetë kulmi i sëmundjes por nuk rekomandon që qytetarët këtë ta marrin si të saktë sepse bazohet në supozime.
“Secila virozë ka kulmin pas çka ulet numri i të infektuarve. Është rëndë të parashihet se kur do të jetë kulmi në vend dhe këtë që po e them duhet të merret me rezerva sepse bazohet në disa supozime, vlerësime dhe matematika. Ka mundësi që numri i të sëmurëve në shtetin tonë të arrijë deri në 2.000, ndërsa kulmi të jetë për rreth një muaji prej tani”, tha Filipçe në përgjigjen e pyetjes në konferencën për medie në Qeveri.
Ai theksoi se vendi ka mjaftueshëm rezerva të maskave dhe mjeteve dezinfektuese dhe siç tha, në këtë moment ose shumë shpejtë ky nuk do të paraqiste problem.
“Maskat nuk janë diçka që na shqetëson sepse kemi më shumë se njëzet e disa mijë në dispozicion dhe leje edhe nga Byroja për Furnizime Publike dhe nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit jo vetëm Ministria e Shëndetësisë, por edhe secili institucion të mund të furnizojë për vete, sipas urgjencës së situatës. Biseduam me prodhues tanë për prodhimin e dezinfektuesve dhe na siguruan se për institucionet shtetërore kjo do të sigurohet dhe se nuk mendojnë për eksport në këtë moment”, tha Filipçe.
Theksoi se maskat dhe dezinfektuesit nuk do të jenë problem edhe për qytetarët sepse, siç tha, të gjithë bëjnë veprime dhe janë në fazën e blerjes.
“Mendoj se ky nuk do të jetë problem. Ndoshta si problem u ndje deri më tani, por nuk besoj se kriza dhe mungesa do të jenë serioze”, theksoi Filipçe.



