Bashkësia Fetare Islame (BFI) në krye me Sulejman Rexhepin mban një konferencë për shtyp, në lidhjen me gjendjen e krijuar në vend për shkak të virusit korona.
Ai mes tjerash deklaroi se do të pezullohen të gjitha faljet e namazeve në xhami në mënyrë të organizuar, ndërsa muezinat do të japin ezanin.



