Kryeministri Oliver Spasovski sot përmes një video mesazhi në profilin e tij në facebook dërgoi një porosi deri tek të gjithë qytetarët që t’i anulojnë udhëtimet e tyre jashtë shtetit. “Çdo shtet në rajon dhe Evropë ka masat e saja për mbrojtje dhe kemi probleme që qytetarët të mos mund të kalojnë kufijtë apo të mbeten diku të bllokuar në vendkalimet kufitare”, deklaroi Spasovski. Kjo sipas tij shkakton probleme shtesë për shtetin.
Author: Hamdi Kumanova
Masat ekonomike për ndihmë të komunitetit të biznesit për shkak të situatës me Korona virusin, mbrëmë janë diskutuar dhe vendosur në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Qeverisë derisa kjo gjë ishte e kërkuar nga afaristët si masë subvencione dhe shtyrjen e pagesave dhe në anën tjetër mënyra se si të ndihmohen ato, kështu thekson zëvendësministrja e financave Shiret Elezi. Sipas saj, ekipi ekonomik ka punuar në një pako të tërë masash dhe ato do të prezantohen ditëve në vijim. Për shkak të situatës të virusit Kovid 19 edhe Banka Popullore, mori vendim të ulë normën bazë të interesit, me…
Në disa qytete të Kosovë është ndjerë tërmeti që dridhi tokën para pak minutash në kufirin Kosovë-Serbi-Maqedoni e Veriut. Shemsi Mustafa, nga Instituti Sizmologjik i Kosovës, për GazetaBlic, ka thënë se shkalla e tërmetit që është ndjerë edhe në Prishtinë e Ferizaj, ka qenë e ulët. Sipas tij, shkalla e dridhjeve nga ky tërmet ka qenë 3 shkallë të rihterit.
Terapinë kronike do të mund ta vazhdojë mjeku amë dhe do ta japë edhe për një periudhë për më shumë se gjashtë muaj, institucionet shëndetësore nga veprimtaria e mbrojtjes specialiste-konsultative shëndetësore dhe stomatologjia e përgjithshme ofrojnë shërbime shëndetësore vetëm për raste urgjente duke pasur parasysh metodologjinë, teknikën e punës dhe rrezikun nga përhapja e sëmundjes për shkak se bëhet fjalë për sëmundje të gojës, ndërsa dhënien e vërtetimeve të pajisjeve ndihmëse ortopedike do ta kryejnë mjekët amë”, theksoi sonte ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën për shtyp në Qeveri. Ai sqaroi se këto janë vendim të Fondit për sigurim…
Gjatë javës është rritur dukshëm numri i konsumatorëve dhe blerjeve të ushqimit, të produkteve sanitare dhe të tjera si rezultat i panikut të qytetarëve nga virusi Covid 19. Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë vizitës së supermarketeve në Shkup, së bashku me me drejtorin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Zoran Atanasov dhe inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut ,informoi se Ministria e Ekonomisë në bazë të Ligjit për Tregti ka autoritetin të ndërhyjë në masa për ngrirjen e çmimeve të produkteve të caktuara në mënyrë që të shmangen tronditjet e çmimeve. „Nuk ka vend për panikë lidhur me sigurimin…
Para pak minutash, raportohet të ketë ndodhur një tërmet në kufirin rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Qendra Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC) ka raportuar për lëkundjen e tokës, mirëpo ende nuk ka të dhëna për fuqinë e dridhjes.
Sot, prej orës 16:00 në Kabinetin e presidentit të shtetit ka filluar seanca e Këshillit i Sigurimit të Maqedonisë së Veriut, të diskutojë në lidhje me virusin korona, përcjell Gazeta Express nga Portalb. Në seancë, përveç anëtarëve të Këshillit, me ftesë të presidentit Pendarovski, marrin pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe eprori i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral nënkolonel Vasko Gjurçinovski, kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi dhe këshilltarë të tjerë. Pas mbarimit të seancës, presidenti Pendarovski do të japë deklaratë për media, e cila do të transmetohet nga servisi publik RTVM, në faqen e Fejsbukut të presidentit…
Çmimet dalëse të produkteve të “Alkaloid AD Shkup”, veçanërisht të barnave, mjeteve për dezinfektim, alkoolit mjekësor, antiseptikëve dhe mjeteve tjera me efekt antibakterial distribuohen në pajtim me çmimoren e caktuar më 1 shkurt të vitit 2020 dhe do të mbeten të njëjta, njoftuan nga kjo kompani më e madhe farmaceutike në vend, pasi janë raste të rritjes së çmimeve me pakicë të produkteve të tyre për shkak të situatës me koronavirusin. Kompania ka vendosur të mos i rrisë çmimet e asnjë produkti nga cilido segment i prodhimtarisë së vet, pa marë parasysh rritjen e çmimeve të repromaterialeve dhe sfidave logjistike…
Qytetarët për dalje nga shtetit mund ta shfrytëzojnë vendkalimin kufitar drejt Bullgarisë – Deve Bair, pa kufizime, si dhe vendkalimin kufitar Aeroportin e Shkupit, informon MPB-ja. “Qytetarët tanë mund të realizojnë hyrje në Republikën e Maqedonisë së Veriut vetëm në vendkalimet kufitare Tabanoc, Deve Bair, Bogorodicë. Qafë Thanë, Bllacë dhe Aeroportin e Shkupit. Shtetasit e huaj të cilët vijnë nga vendet me rrezik të mesëm dhe të lartë nuk mund të realizojnë hyrje në asnjërin prej këtyre vendkalimeve kufitare, gjegjësisht hyrja e tyre është e ndaluar. Njëherit, MPB-ja në mënyrë aktive është e përfshirë t’u ofrojë ndihmë automjeteve transportuese të…
Sot më 6 mars rreth orës 13:00, zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë kanë privuar nga liria 51 vjeçarin nga Gostivari, pronar i një kafiteria në rrugën ‘Goce Dellçev’. Policia njoftoi se lokali ka qenë i hapur në kundërshtim me vendimin dhe rekomandimet qeveritare për shkak të coronavirusit. Personi është mbajtur në stacion policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të ndërmerren masa ndaj tij. MPB edhe njëherë bëri apel që të respektohen vendimet qeveritare, rekomandimet dhe këshillat dhe se çdo mosrespektim do të dënohet sipas ligjeve pozitive në shtet.
Në Kabinetin e presidentit, Stevo Pendarovski nesër në orën 12:00 në vilën “Vodno” do të mbahet takim i liderëve, në të cilin do të marrin pjesë kryetarët e partive politike parlamentare të pozitës dhe opozitës, të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare fituan mandate të deputetëve me lista të pavarura. Siç bënë të ditur nga Kabineti i shefit të shtetit, në takimin e liderëve është paralajmëruar prania e kryetarëve të LSDM-së, Zoran Zaev, të VMRO-DPMNE-së, Hristian Miskoski, të BDI-së, Ali Ahmeti, të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, të Alternativës, Afrim Gashi, të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe të PDSH-së, Menduh…
Policia në Gjilan ka arrestuar një vajzë e cila dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të saj. Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dieles në Gjilan, ku pas një mosmarrëveshje, vajza ka sulmuar babain. “Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar babain e saj viktimën mashkull. Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor”, ka njoftuar policia. Ndërkaq e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

