Terapinë kronike do të mund ta vazhdojë mjeku amë dhe do ta japë edhe për një periudhë për më shumë se gjashtë muaj, institucionet shëndetësore nga veprimtaria e mbrojtjes specialiste-konsultative shëndetësore dhe stomatologjia e përgjithshme ofrojnë shërbime shëndetësore vetëm për raste urgjente duke pasur parasysh metodologjinë, teknikën e punës dhe rrezikun nga përhapja e sëmundjes për shkak se bëhet fjalë për sëmundje të gojës, ndërsa dhënien e vërtetimeve të pajisjeve ndihmëse ortopedike do ta kryejnë mjekët amë”, theksoi sonte ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën për shtyp në Qeveri.
Ai sqaroi se këto janë vendim të Fondit për sigurim shëndetësor, që i përkasin ndryshimit të rregullores së tyre.
“Do të thotë pacientët nuk duhet të shkojnë në njësite rajonale të Fondit, por me automatizëm këtë do ta bëjnë me kontakt të drejtpërdrejtë me mjekët amë.



