Sot, prej orës 16:00 në Kabinetin e presidentit të shtetit ka filluar seanca e Këshillit i Sigurimit të Maqedonisë së Veriut, të diskutojë në lidhje me virusin korona, përcjell Gazeta Express nga Portalb.
Në seancë, përveç anëtarëve të Këshillit, me ftesë të presidentit Pendarovski, marrin pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe eprori i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral nënkolonel Vasko Gjurçinovski, kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi dhe këshilltarë të tjerë.
Pas mbarimit të seancës, presidenti Pendarovski do të japë deklaratë për media, e cila do të transmetohet nga servisi publik RTVM, në faqen e Fejsbukut të presidentit dhe në kanalin Youtube.



