Ministria e Punëve të Brendshme prej nesër do ta vendos në funksion linjën telefonike falas 080000201 dhe emailin [email protected] në të cilët qytetarët do të mund të marrin informacione përkatëse për funksionimin e shërbimeve dhe serviseve të MPB-së në periudhën e ardhshme në pajtim me gjendjen me koronavirusin dhe rekomandimet e Qeverisë. Shërbimet janë të qasshme edhe në gjuhën maqedonase edhe shqipe.
“Të punësuarit në MPB, ku është e mundur, i reduktojnë kontaktet me palët në pjesën e procedurave dhe shërbimeve të cilat nuk janë urgjente dhe që nuk janë të kufizuara me afate. Gjithmonë kur kjo është e mundur, shfrytëzohet komunikimi me telefon dhe elektronik, me qëllim që të shmanget ardhja e qytetarëve në institucion nëse kjo është e domosdoshme”, potencojnë nga MPB-ja.



