Edhe pse me ligj është e ndaluar rreptësisht hapja e kafiterive në kohën e epidemisë Covid 19, sic duket ligji vlen vetëm për shqiptarët edhe në këtë rast, ndërsa te maqedonasit ende nuk ka arritur shkruan Almakos.
Qytetarët e Kumanovës kanë denoncuar raste të shumta ku kafiteri maqedonase e sidomos në qendër të qytetit janë hapur dhe janë parë njerëz duke pirë kafe.
Kafiteria The Harb ose Irish Pub që gjendet afër bibliotekës së qytetit gjatë ditës së sotme ka pasur vizitor të cilët janë parë duke pirë kafe.
Qytetarët apelojnë deri te institucionet kompetente që të mos bëjnë diskriminime në rajone shqiptare dhe maqedonase si dhe kafetë maqedonase të mos rrezikojnë shëndetin e tyre.



