Nesër skadon afati për mbajtjen e obligueshme të pajisjeve dimërove nëpër automjet, e cila ishte vendosur më 15 nëntor të vitit të kaluar. Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informojnë se komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë të thata. Komunikacioni nëpër vendet urbane po zhvillohet me intensitet mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Author: Hamdi Kumanova
“Sot e patëm një shembul, premisa e dytë është me eklatant, është i çuditshëm, është edhe fyes në njëfarë mënyre, sepse domethënë Bujar Osmani që është një mjek edhe përfaqësues eksponent i një partie politike në këtë rast i Bashkimit Demokratik për Integrim. Në një prekonferencë që e pata mundësinë ta dëgjoj e shpall mundësinë që qytetarët, jep në një farë mënyrë alarmin dhe këshillën se qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi kurse ne i kemi angazhuar aktivistët e partisë që të vijnë dhe t’ua bëjnë hyzmetin dhe shërbimet, mjafon që ju mos të dilni nga shtëpia. E para çka…
Aktualisht po zhvillohen punimet për rekonstruimin e rrjetit të kanalizimit në lagjen “Teneqe Mahallë”, në rrugët “5” dhe “7”! Vizitova punëtorët dhe qytetarët e kësaj lagje, sepse nevojat e tyre bashkë me punën që po bëhet , kanë rëndësi të madhe për ne.
Aktivisti Arianit Xhaferi ka denoncuar rastet e rritjes së çmimeve nëpër barnatoret e vendit për maskat dhe produktet dezinfektuese si pasojë e shpërndarjes së koronavirusit Covid-19, përcjell in7. Sipas Xhaferi, një paketë maskash që në vitin 2017 personalish ai e kishte blerë për 260 denarë, sot kushton tre mijë denarë. “Në gusht të vitit 2017 për nevoja të organizatës kam blerë një paketë maskash medicinale (50 copë) për 260 denarë, që i bie 5.2 denarë për një copë. Sot, në kohën e krizës nga Covid 19 një maskë e tillë shitet më çmim prej 60 denarësh, dhe një pako prej…
Pesëdhjetë ushtarë dhe oficerë sot janë dërguar në Dibër dhe Qendër Zhupë, ku detyra kryesore do të jetë sigurimi dhe kontrolli i pikave kufitare. Forcat policore janë veç më atje, gjithë hyrjet dhe daljet nga dy komunat përkatëse janë të bllokuara, por lëshohen vetëm vetura të ndihmave mjekësore dhe rasteve urgjente. “Si qeveri do të vazhdojmë të marrim vendime, të cilat në vend të parë do të vendosin shëndetin e qytetarëve dhe për atë kërkojmë angazhim të menjëhershëm të armatës. Gjithë resurset i vendosim në dispozicion që të mund sa më shpejtë të merremi me këtë epidemi”, deklaroi Radmilla Shekerinska…
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Kavadar. Në aksident kanë marrë pjesë një xhip dhe një motoçikletë. Verolub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles, për MIA-n informoi se në vijim është inspektimi në vendin e ngjarjes nga ana e prokurorit publik nga Kavadari. Tani për tani nuk ka më shumë detaje për aksidentin dhe nëse ka të lënduar ose viktima.
Në kohë të ashpërsimit të rekomandimeve dhe masave nga institucionet kompetente shtetërore me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve nga korona virusi, shoqëria jonë, por edhe thuajse tërë bota përballet me sfida të reja. Krahas mbrojtjes së shëndetit të çdo individi që paraqet parakushtin themelor, është shumë e rëndësishëm funksionimi i papenguar dhe avancimi i proceseve demokratike, si dhe mbrojtja e të drejtave themelore të njeriut, duke vënë theksin këtu në lirinë e shprehjes, mendimit, mediave, qasjes së barabartë deri te informacionet, etj. Kjo veçanërisht ka të bëjë me mënyrën e funksionimit të institucioneve publike në kushte të krizës, si dhe…
Të dashur qytetarë, Njeriu, krijesa më e dashur dhe më e zgjedhur nga Zoti Fuqiplotë, do të jetë triumfuesi i vetëm ndaj Virusit “Covid 19”, edhe pse është duke marrë hovin e përhapjes gjithandej. Mjafton: – Mbështetje e pathyeshme dhe e palëkundur në Të Gjallin i Cili nuk vdes kurrë, – Durim dhe vetëm durim, – Vlerësim maksimal deri në pafundësi për mjekët të cilët që janë në vijë të parë të frontit, – Vlerësim dhe respekt për organet e rendit të cilët me kujdes dhe përpikshmëri bëjnë punën profesionale, – Vigjilencë dhe maturi e shtuar – Racionalitet gjatë lëvizjeve…
Bastoret në Shkup, në pajtim me vendimin e Qeverisë lidhur me masat për përballje me situatën me koronavirusin, do të punojnë me orar të shkurtuar nga ora 7:00 deri në orën 18:00, me kapacitet të përgjysmuar për mysafirët, gjegjësisht të mbahet minimum distanca e nevojshme nga të paktën një metër e gjysmë deri në dy metra mes njerëzve të cilët qëndrojnë në këto objkete. Vendimi, siç kumtoi Asociacioni i bastoreve sportive të Maqedonisë (ABSM) vlen deri më 24 mars. Ata apelojnë deri tej personat që shkojnë në bastore t’i përmbahen masave.
Vazhdon larja dhe dezinfektimi i bulevardeve dhe rrugëve dytësore në qytet. Mbrëmë u trajtuan pjesa e dytë e bulevardit Ilirija, një pjesë e bulevardit të Ilindenit, rrugët përreth hyrjeve banesore në Bllok 82, rruga 107 etj. Vazhdojmë me apelin për vetë-izolim të qytetarëve duke qëndruar në shtëpitë e tyre. Lani duart vazhdimisht, mbani higjienën perosnale dhe evitoni kontaktet me njerëz. Parandalimi është mënyra më efikase në luftën kundër #COVID19, shkruan Teuta Arifi në Facebook.
Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë, për shkak të ndërprerjes së aktiviteteve në hapësirat e universitetit për shkak të pandemisë së virusit korona, mësimin po e zhvillon në formë online, transmeton Portalb.mk. “Universiteti i Evropës Juglindore në kushte të masave të ndërmarra nga qeveria për ndërprerjen e mësimit klasik në universitete, që nga 11 marsi, mësimdhënien e ka transferuar tërësisht në platformën online”, deklarojnë nga UEJL. Adrian Besimi, dekan i Fakultetit të shkencave dhe teknologjive bashkëkohore në UEJL sqaroi se universiteti ku ai punon, tashmë ka përvojë në këtë çështje, pasi edhe në kushte normale zhvillohet një pjesë e…
Shtabi Qëndror Zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim, pas konsultimeve telefonike të liderëve të partive më të mëdha në vend, shpall moratorium të të gjitha aktiviteteve partiake zgjedhore në lidhje me zgjedhjet parlamentare gjer më 22 mars 2020. Të dielën, më 22 mars, liderët duhet të takohen që të vlerësojnë situatën dhe të sjellin vendime të përbashkëta në përputhje me rrethanat. Apelojmë deri tek qytetarët që mos të bëjnë panik, të qëndrojnë në shtëpi, dhe të kanë kujdes duke respektuar udhëzimet e autoriteteve të vendit. Për të gjithë qytetarët që kanë nevojë t’ju dilet në ndihmë, linja telefonike e BDI-së…

