E ka humbur jetën edhe djali i dytë nga aksidenti i djeshëm në Kavadar, i lindur në vitin 1991, pasi paraprakisht e humbi jetën djali i lindur në vitin 1994.
Dy djemtë ishin në motoçikletë, ndërsa aksidenti ka ndodhur gjatë përplasjes me automjetin xhip.
Që të dy e kanë humbur jetën në klinikat e Shkupit, Këtë informacion për MIA-n e konfirmoi Elizabeta Nedanovska, zëdhënëse e Prokurorisë shtetërore publike.



