VMRO-DPMNE kërkon nga Qeveria menjëherë të sjellë vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në përputhje me atë që do të aktivizojë gjithë mekanizmat ligjorë për shpalljen e gjendjes së krizës. Më pas i rekomandojnë Komitetit drejtues të i rekomandojë Qeverisë masa konkrete për menaxhimin me pasojat ekonomike. Së pari kërkojnë pako shtesë të masave për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
“Së pari të zbatohet furnizim urgjent i mjeteve antiseptike dhe vendosja e tyre në vende publike blerëse dhe shfrytëzimi i tyre falas dhe në dispozicion të qytetarëve. Dy, shteti, përkatësisht Qeveria të sigurojë doreza dhe maska falas për qytetarët. Tre, nevojitet formimi i trupit profesional, nga ekip i veçantë i ekspertëve, i përforcuar nga institucionet shtetërore që do të kryejnë kontroll për keqpërdorimet eventuale dhe rritje të çmimeve të maskave, mjeteve antiseptike dhe mjeteve tjera ndihmëse”, deklaroi Mickoski.



