BDI- ja vazhdon të habisë!
Kështu në kuadër të statusit pandemik që ka përfshirë globin, kjo parti, ka gjetur strategjinë e saj për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës. Duhet thënë që strategjia bazohet në filozofinë e Spajdermenit, një superhero fiktiv, i famshëm kudo në botë. Kështu BDI-ja, ofron mbi 10 mijë aktivistë që të bëjnë pazarin për grupet më vulnerabël…
Tani duke qenë se kemi shumë mjekë në partinë tonë, na lind një pyetje fondamentale:
A janë të testuar për COVID-19 këta 10 mijë aktivistë?!
Sepse sipas frekuencës së përhapjes bazuar në shtete ku infeksioni ka marrë përmasa shpërthyese, kuptohet që problemi i madh i këtij virusi është që rreth 80% e të prekurëve nuk shfaqin asnjë simptomë, por ama infekton pikërisht atë 20% vulnerabël që do t’i bëj pazarin BDI-ja!!!
Duke e quajtur këtë një gafë me qëllim të mirë, ju ftojmë të mendoheni mirë para se të shpallni iniciativa të tilla sepse në rast se do ta vinit në zbatim duhet të ndiqeni ligjërisht për rrezikim të jetës së njerëzëve! (Arben Taravari)
Data 24.09.2026
Aktuale
- Presidenti Erdogan bën thirrje për integrimin e muslimanëve, ndërsa refuzon asimilimin
- Beogradi përdor aktgjykimin e Hagës për të minuar imazhin e Kosovës
- Shasivari i përgjigjet Ajdarit: Pyete kryetarin tënd çfarë ka dëshmuar te Dhomat e Specializuara dhe pse lobonte që të formohet Gjykata Speciale
- 45-vjeçarja nga Vrapçishti sillet pa shenja jete në spital, urdhërohet obduksion
- BE ndan 41 mijë bileta falas për të rinjtë – mund të aplikojnë edhe të rinjtë nga Maqedonia e Veriut
- Ethet e Nilit Perëndimor mbërrijnë edhe në Tetovë, pesë raste të reja brenda një jave
- Alarm në Inspektoratin e Tregut: Vetëm 148 inspektorë për mbi 28 mijë kontrolle
- Ka dhuruar gjak 168 herë! 80-vjeçari mban rekord në Maqedoninë e Veriut



