Author: Hamdi Kumanova

Viti shkollor nuk është e patjetërsueshme të përfundojë më 10 qershor, theksoi në konferencën e sotme për shtyp, Arbër Ademi, anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njëherësh ministër i Arsimit dhe Shkencës, lidhur me masat qeveritare që të ndërpritet mësimi për 14 ditë për shkak të koronavirusit. “Në arsimin fillor kemi Ligj të ri për arsimin fillor ku është paraparë se sa ditë mësimore duhet t’i ketë viti shkollor. Gjithashtu është paraparë qartë si kristali dhe në mënyrë koncize se çfarë duhet të bëjnë institucionet kompetente kur kemi ndërprerje të mësimit në rast epidemie dhe gjendjeve të jashtëzakonshme. I…

Lexo më Shumë

Përpjekjet strategjike për transparencë dhe lufta me lajmet e rreme duhet të vazhdojnë edhe më tej, pa marrë parasysh atë se kush do të vijë në qeveri. Për këtë qëllim duhet paraprakisht t’i edukojmë qytetarët përmes vendosjes së arsimimit mediatik edhe në arsimimin formal, theksoi ministri i angazhuar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë Robert Popovski, sot në takim me përfaqësues të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), Olin Vetington, anëtar të Këshillit Drejtues i IRI-t, Oven Paun, drejtori i IRI-t për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Ilina Mangova, zëvendësdrejtoreshë e IRI-t për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ministri Popovski e ka…

Lexo më Shumë

Shishe plastike, divane, veshje të vjetra janë vetëm një pjesë e mbeturinave në shtratin e Drinit të Zi në hyrje të Strugës. Sasi të mëdha të mbeturinave qëndrojnë këtu me muaj të tërë ndërsa nuk ndërmerret asgjë për mënjanimin e tyre. Në mënyrë plotësuese, në këtë lum derdhet edhe kanalizimi atmosferike dhe fekal. Pamja e parë për Strugën është pas meje. Struganët thonë se në qytet që pretendon të zhvillojë turizëm, nuk guxon ta lejojë këtë. Asnjë vetëqeverisje lokale nuk ka arritur ta zgjidh këtë problem. Banorët apo pesëdhjetë familjet që jetojnë në këtë lagje janë të shqetësuar për shëndetin…

Lexo më Shumë

Ish-deputeti Pavle Bogoevski në rrjetin social ‘Facebook’ shkroi se ndodhet në vetizolim, pasi që më herët kishte udhëtuar në Gjermani, shtet me rrezik të mesëm nga coronavirusi. “Për momentin s’kam simptome”, shkroi Bogoevski duke i uruar ministrit Filipçe dhe ekipit të tij koordinimin dhe reagimin transparent të situatës Bogoevski thotë se një pjesë e vogël e udhëtarëve kanë ditur për masat posaçërisht për pjesën e vetizolimit dhe rekomandimit për tubime publike. “Nëse ktheni nga ndonjë nga shtetet me rrezik të lartë apo të mesëm, ua thoni masat udhëtarëve të tjerë”, thotë Bogoevski.

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bënë të ditur se në Klinikën për Sëmundje Infektive po tetsohet 12 persona tjerë, me simtome të gripit. Ndërkaq, njofton se gjendja e 7 pacientëve të hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive, të prekur me koronavirus, është stabile dhe pasyra e tyre klinike është e lehtë. Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë “Momentalisht po testohen 12 pacientë. Dy në klinikë kanë ardhur me shenja të gripit, të dy kanë qenë në Itali dhe kanë qenë të shëndosh para 5-6 ditësh. Në mëngjes u janë paraqitur simtome dhe kanë ardhur në klinikë. Tetë persona nga Dibra, që…

Lexo më Shumë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot në Shkup nënshkroi Marrëveshje për koalicion parazgjedhor për “Rindërtimin e Maqedonisë” me 15 parti politike më të vogla. Pas nënshkrimi të kësaj marrëveshje, Mickoski theksoi se ky është koalicioni fitues që do të garojë në zgjedhjet e 12 prillit dhe do ta formojë Qeverinë e ardhshme. “Po bashkohemi rreth një platforme, vlerave dhe parimeve që ne besojmë. Vet emri i koalicionit tregon se është momenti ku atdheut tonë i duhet pikërisht rindërtimi. Rindërtimi nuk është vetëm slogan apo frazë politike, por vlerë që duhet ta përmbushin”, thotë Mickoski i cili shton se si koalicion…

Lexo më Shumë

Granti prej rreth 300 mijë euro i akorduar disa vite më parë nga fondet IPA e që do të shërbejnë për të rikthyer në identitet shtëpinë ku u mbajt Kongresi i Alfabetit, mbetet investimi i vetëm dhe më serioz për këtë institucion, pas vendosjes së figurave prej silikoni të firmëtarëve të Kongresit. Skelat që rrethonin objektin e Muzeut të Alfabetit në Manastir sapo janë hequr duke sinjalizuar kështu afrimin drejt fundit të projektit më të rëndësishëm për rikonstruktimin e këtij institucioni nacional me fondet e IPA. Sipas drejtorit Nuer Arsllani, derisa punimet do të përfundojnë për një muaj, ndërsa do…

Lexo më Shumë

Rafte të zbrazëta në shumë markete të Shkupit. Në rrjetet sociale vazhdimisht postohen foto të qytetarëve, që mbushin shportat me ushqim, miell, vaj dhe letër tualeti. Pas vizitës së ekipit të Alsat në disa dyqane, mund të vërehej frekuencë më e madhe e njerëzve në dyqane, por edhe rafte të mbushura. Disa qytetarë thonë se frika e izolimit për shkak të virusit korona po e bën të veten, por shumica e njerëzve blejnë sende ushqimore që i blejnë rregullisht. “Ka një rrëmujë, por unë marr çdo muaj atë që marr rregullisht – 1 kilogram miell, 1 kilogram vaj, 1 kilogram…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme, nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar Shkup, në Maqedoninë e Veriut është kryer depërtimi i dy grave dhe një vajze (dy shtetase të Maqedonisë së Veriut dhe vajza e cila duhet të hapë procedurë për marrjen e nënshtetësisë). Personat janë depërtuar me linjë të rregullt ajrore nga Republika e Turqisë, gjegjësisht nga kampi i refugjatëve në Gaziantep, pasi që për një periudhë kanë qëndruar në zonat luftarake në Siri dhe Irak, njoftoi Qeveria e RMV-së, transmeton Portalb.mk. “Në Aeroportin e Shkupit, tre personat janë pranuar nga ekipet profesionale të Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe…

Lexo më Shumë

Prindërit me vërtetimin që do ta marrin nga çerdhja ose shkolla do të arsyetojnë mungesën e tyre prej 14 ditëve në punë. Nga Ministria e punës informojnë se këtë vërtetim punonjësi do duhet ta dorëzojë në vendin e punës para se të bëhet llogaritja për rrogën e ardhshme, gjegjësisht gjatë fundit të muajit. U imponua pyetja nëse këto masa, duke pas parasysh se janë rekomandime, përveç për kompanitë shtetërore, a vlejnë edhe për ato private. Përsëris se këto vazhdojnë për të gjithë, sepse masa e këtillë patjetër të vazhdojë për të gjithë dhe mosrespektimi do të sanksionohet dhe dënohet sipas…

Lexo më Shumë

Për shkak të Koronavirusit ndalohet hyrja e shtetasve të Maqedonisë nga Kroacia në Serbi. Kjo për shkak të masave të ndërmarra të Qeverisë së Republikës së Serbisë për ndalesë të shtetasve të huaj të cilët vijnë nga vatrat e virusit Kovid-19, në vendkalimin kufitar “Batrovci”, në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë sot janë kthyer 20 makina me rreth 50 udhëtarë, mes të cilëve shumica nga Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilët punojnë në pjesën veriore të Italisë. Prej dje në Serbi përkohësisht janë ndërpre edhe fluturimet nga vendet të cilat janë vatra të virusit, mes të cilave edhe Italia…

Lexo më Shumë

Sot, me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në promovimin e Raportit të Mandatit për punën e tij gjatë periudhës së mandatit prej në maj 2017 deri në shkurt 2020, ishin të pranishëm nënkryetarët e Kuvendit, Misovski, Remenska Ramçilloviq, koordinatorët Jovan Mitreski, Ejup Alimi, deputeti Panço Minov, sekretarja e përgjithshme Ivanova, si edhe ambasadorët dhe përfaqësuesit e ambasadave të vendeve anëtare të BE-së dhe jashtë saj, dhe përfaqësues të USAID -it dhe NDI-së. Kryetari Xhaferi, në fillim të takimit falënderoi për përgjigjen e madhe ndaj ftesës së tij dhe u uroi mirëseardhje në…

Lexo më Shumë