Përpjekjet strategjike për transparencë dhe lufta me lajmet e rreme duhet të vazhdojnë edhe më tej, pa marrë parasysh atë se kush do të vijë në qeveri. Për këtë qëllim duhet paraprakisht t’i edukojmë qytetarët përmes vendosjes së arsimimit mediatik edhe në arsimimin formal, theksoi ministri i angazhuar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë Robert Popovski, sot në takim me përfaqësues të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), Olin Vetington, anëtar të Këshillit Drejtues i IRI-t, Oven Paun, drejtori i IRI-t për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Ilina Mangova, zëvendësdrejtoreshë e IRI-t për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ministri Popovski e ka theksuar rëndësinë e etablimit të profesionistëve në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale. Siç bëri të ditur pres shërbimi qeveritar, Popovski ka shtuar se kjo Qeveri për herë të parë ka krijuar sektor profesional për informim i cili, mes tjerash, e promovoi transparaencën e të gjitha transaksioneve buxhetore, duke nënvizuar se në periudhën e ardhshme me rëndësi të veçantë do të jetë pa kompromis lufta me krimin dhe korrupsionin si dhe realizimi i reformave reale në sistemin gjyqësor.
“Të gjithë së bashku t’i shtyjmë të gjitha institucionet në drejtim të një transparence më të madhe dhe luftë kundër korrupsionit”, ka theksuar Popovski.
Përfaqësuesit e IRI-t e kanë mbështetur bashkëpunimin e deritanishëm me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shprehën shpresë se kjo do të vazhdojë. Ata kanë theksuar se nismat dhe proceset reformuese që i realizon kjo Qeveri janë me rëndësi të madhe për të ardhmen e vendit dhe e përgëzuan për suksesin. Nga IRI i kanë përshëndetur përpjekjet e Qeverisë për informim profesional dhe ofruan ekspertizë për sensibilizim të opinionit për lajmet e rreme.



