Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bënë të ditur se në Klinikën për Sëmundje Infektive po tetsohet 12 persona tjerë, me simtome të gripit. Ndërkaq, njofton se gjendja e 7 pacientëve të hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive, të prekur me koronavirus, është stabile dhe pasyra e tyre klinike është e lehtë.
Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
“Momentalisht po testohen 12 pacientë. Dy në klinikë kanë ardhur me shenja të gripit, të dy kanë qenë në Itali dhe kanë qenë të shëndosh para 5-6 ditësh. Në mëngjes u janë paraqitur simtome dhe kanë ardhur në klinikë. Tetë persona nga Dibra, që janë fqinjë të tre personave të prekur me koronavirus nga Dibra. Edhe dy pacientë, njëri nga reparti i Infektologjisë në Shtip dhe një pacient që është dërguar përmes Qendrës për Shëndet Publik në Prilep”.
Ministri sqaroi për disa plotësime të masave që një ditë më parë u caktuan për mbrojtje nga koronavirusi si dhe për paqartësi që dolën nga ta. Ai shtoi se këto masa kanë për qëllim që të mbrojnë shëndetin publik dhe patjetër duhet të vlejnë për të gjithë, ndërsa për mosrrepsktimin e tyre do të pasoj sanksione.
Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
“Mungesa te punëdhënësi, i punësuari e rregullon me vërtetim të dhënë nga kopshti, gjegjësisht shkolla, në emër të prindit dhe kohën me qëllim që të arsyetohet mungesa. Sa i përket ndërprerjes së punës së qendrave për kujdes të fëmijëve me nevoja të veçanta, leja për ndërprjen e aktiviteteve të fëmijëve të tyre vlen edhe për ata. Kjo vlenë edhe për prindët që punojnë në sektorin e njejtë, por nuk vlen për sektoret shëndetësi, polici, ushtri, zjarrfikës dhe sot do e diskutojmë edhe për doganën. Pra nëse punojnë në të njejtin sektor, njëri duhet të lirohet nga puna. Masa e lirimit nga puna vlenë edhe për kompanitë private”.
Në seancën e sotme të Qeverisë Filipçe shtoi se do të propozoj që punëtorëve shëndetësor të ju anulohen të gjitha udhëtimet jashtë shteti.
Ndërkaq, pacientja e parë e prekur me koronavirus, është shëruar dhe do të lëshohet në shtëpi.
Një ditë më parë Qeveria i zgjeroi masat për mospërhapje të koronavirusit. Masat parashohin mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore në vend në afat prej 14 ditësh, ndalohen të gjitha tubimet masovike me mbi 1000 pjesmarrës. Gjithashtu, rekomandohet vetëizolim 14 ditorë, për të gjithë personat që vijnë nga vendet e prekura.
Situata e krijuar nga numri i shtuar i personave të prekur me koronavirus zbrazi edhe rrugët e kryeqytetit. Mund të vërehet ulje e numri të qytetarëve që lëvizin, ndërsa shumë prej tyre mbajnë maska mbrojtëse.



