Prindërit me vërtetimin që do ta marrin nga çerdhja ose shkolla do të arsyetojnë mungesën e tyre prej 14 ditëve në punë. Nga Ministria e punës informojnë se këtë vërtetim punonjësi do duhet ta dorëzojë në vendin e punës para se të bëhet llogaritja për rrogën e ardhshme, gjegjësisht gjatë fundit të muajit.
U imponua pyetja nëse këto masa, duke pas parasysh se janë rekomandime, përveç për kompanitë shtetërore, a vlejnë edhe për ato private. Përsëris se këto vazhdojnë për të gjithë, sepse masa e këtillë patjetër të vazhdojë për të gjithë dhe mosrespektimi do të sanksionohet dhe dënohet sipas nenit 205 dhe 206 të Ligjit për dënime për rrezik nga përhapja e sëmundjeve ngjitëse”-tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Nga Organizata e punëdhënësve thonë se pa ndonjë zgjidhje ligjore dhe pa shpalljen e epidemisë nuk mundet t’i imponohet sektorit privat t’i lirojë të punësuarit nga puna.
Organizata e punëdhënësve:
“Qeveria nuk mund të imponojë sepse në shtet nuk është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të epidemisë dhe Qeveria nuk mundet të implikojë detyrime financiare për sektorin privat pa miratimin e Ligjit. Kjo sepse në përqindje më të madhe të mungesave siç janë 20 apo 30% e të punësuarve, munden tërësisht ta bllokojnë procesin e prodhimtarisë dhe të kenë humbje”
Për humbjet e mundshme për momentin Qeveria nuk mundet të miratojë zgjidhje ligjore, por gjithsesi mendohet për ndihmë nëse kompanitë shënojnë humbje.
Me Odat jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe duhet të kemi parasysh se masat e tilla nënkuptojnë edhe ndryshime ligjore, gjegjësisht kur Kuvendi nuk punon, madje edhe nëse ka nevojë të shihet cila është ajo situatë që është realisht e zbatueshme”-pohoi Nina Angellovska, ministre e Financave.
Në 14 ditët e ardhshme në shtëpi munden të qëndrojnë edhe prindërit e vetëm, si dhe prindër që punojnë në të njëjtin sektor.



