Klinika universitare për gjinekologji dhe obstetrikë në Shkup dërgon apel deri te pacientet të cilat kanë caktuar kontroll përmes “Termini im” të paraqiten vetëm në situatë urgjente, me qëllim të reduktimit të tollovisë së pacientëve në ambulanca dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Apeli posaçërisht vlen për kategorinë e pacienteve mbi 65-vjeçare, te të cilat është më i lartë rreziku nga infektimi eventual nga koronavirusi.
“Për shkak të konfirmimit të urgjencës për kontroll të pacienteve, KUGJO do të dërgojë letër deri te gjinekologët amë, të cilët duhet të bëjnë selektim të ashpër të urgjencës, në pajtim me situatat e pacientëve. Shërbimi për njoftim pranë KUGJO me telefon do t’i informojë pacientet për anulimin e kontrolleve, të cilat nuk nënkuptojnë ardhje urgjente në Klinikën për kontroll”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë së KUGJO-së.



