Presidenti Stevo Pendarovski, sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Kubës dhe Egjiptit.
Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale nga ana e Karidad Jamira Kieto Milian, ambasadorja e sapoemëruar e Kubës në vend, me seli në Sofje, presidenti Pendarovski, siç informojnë nga kabineti i tij, ka theksuar se ekziston interes i ndërsjellë dhe potencial i rëndësishëm për bashkëpunim më gjithëpërfshirës, si dhe zhvillim përmbajtësor cilësor të marrëdhënieve të ndërsjella në interes edhe për të mirën e dy popujve.



