Ministria e Ekonomisë deklaron që Republika e Maqedonisë së Veriut është me një situatë shumë të vështirë shkaku i koronavirusit
Qëndrimi i Ministrisë së Ekonomisë lidhur me kërkesat e odave turistike, përcjell GazetaExpress.
Sa i përket kërkesave të bëra nga Odat Ekonomike të Maqedonisë së Veriut në sferën e turizmit, Ministria e Ekonomisë deklaron që Republika e Maqedonisë së Veriut, si shumë vende të tjera në botë, po ballafaqohet me një situatë me shumë sfida dhe pasoja që vijnë si rezultat nga virusi COVID-19.
Aktualisht, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po punon për të parandaluar dhe zvogëluar numrin e të infektuarve, si dhe për të koordinuar të gjitha institucionet në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Masat dhe rekomandimet e propozuara nga Qeveria vlejnë për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjitha subjektet dhe të gjitha institucionet përfshirë edhe Qeverinë e RSM-së.
Ne si Ministri po ndjekim situatën në të gjitha degët industriale në vend dhe jemi të vetëdijshëm për pasojat, por për momentin përparësi ka shëndeti i qytetarëve.
Sipas informatave tona, dëmet në turizëm do të jenë të mëdha duke marrë parasysh edhe rezultatet nga vendet tjera. Sipas informacioneve nga odat e turistëve ka një numër të konsiderueshëm anulimesh ose shtyerje të grupeve në hotelieri dhe agjencive të udhëtimit që operojnë turizëm hyrës, ka ulje të numrit të prenotimeve individuale, anulime të theksuara të seminareve të shumta, konferencave dhe ngjarjeve, mungesë interesi për pjesëmarrje dhe shitje të vështira të aranzhmaneve të shpallura për të gjitha destinacionet, kërkesa të shumta për përfundimin e një marrëveshje udhëtimi jashtë shtetit si masa kujdesi si dhe tjera anulime.
Ministria e Ekonomisë del me këtë qëndrim në lidhje me kërkesat e Odave Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, që kanë të bëjnë me sferën e turizmit: Shoqatat dhe odat turistike të paraqesin analizë të dëmeve të shkaktuara nga anulimi i turneve, seminareve, konferencave dhe shitjes së aranzhmaneve dhe të njëjtat ti paraqesin pranë trupit koordinues i cili tashmë është i formuar dhe është i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit si dhe të gjitha odave dhe shoqatave.
Duke pasur parasysh që disa nga masat kanë të bëjnë me lehtësimet e taksave, është e obligueshme që Ministria e Financave dhe Ministria e Kulturës të bëjnë një analizë të kërkesave të Rregullores së Shoqatave për mbrojtjen e të drejtave muzikore të autorit SHMDMA.



