Për shkak të seriozitetit me koronavirus në Itali, Ministria e Punëve të Jashtme rekomandon që qytetarët e Maqedonisë të mos udhëtojnë në territorin e këtij shteti.
Për qytetarët që tashmë janë në Itali, rekomandohen masa të shtuara kujdesi në çdo kohë dhe të ndiqen mediat lokale dhe rekomandimet e autoriteteve lokale.
MPJ bën me dije se Konsullata jonë e Përgjithshme në Veneci, duke e ndjekur praktikën e përfaqësive të tjera konsullore evropiane, në rajonin e njëjtë, si dhe për shkak të parandalimit të përhapjes së Covid 19, periudhën në vijim nuk do të punojë me palë, përveç situatave urgjente.



