Është i madh interesimi i bujqve nga rajoni i Kumanovës për marrjen e mbështetjes financiare përmes programit IPARD 2 me të cilin mund t’i modernizojnë fermat, thonë nga Zyra Rajonale e Agjencisë për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë.
Vijon thirrja “Investime në mjete materiale të kooperativave bujqësore” për të cilin të interesuarit mund t’i marrin informacionet e nevojshme në Zyrën e Agjencisë, ndërsa afati i fundit për aplikim është 14 prilli.
“Me thirrjen janë përfshirë prodhimtaria blegtorale, përpunimi dhe marketingu i produkteve bujqësore, furnizim të fidanëve të pemëve, fidanëve të rrushit, mekanizëm i përfshirë. Vetëm traktorët nuk janë mjet i investimit. Artikujt janë shpenzuar, presin që nga viti i ardhshëm nëse zbatohet edhe Programi Ipard 3. Iu bëj thirrje të gjithëve që të drejtohen dhe të kërkojnë ndihmë rreth grumbullimit të dokumentacionit, përgatitjes së kërkesës, planit afarist, këshillave, informacioneve në lidhje me këtë shpallje dhe çka do që ka të bëjë me bujqësinë. Këtë e bëjmë falas për bujqit”, deklaroi udhëheqësi i Zyrës Rajonale, Xhabir Ramadani.
Data 24.09.2026
Aktuale
- Klodiana Lala reagon sërish pas kërcënimit nga Vlora Hyseni: Përbuz me neveri çdo akuzë. Sulmi i saj ishte mesazh për të shantazhuar mediat
- Hapet ekspozita e 5-të globale e tregëtisë digjitale
- MSH: Nuk ka pasur gabim mjekësor në trajtimin e lehonës nga Strumica
- Komisioni profesional konstatoi: nuk ka pasur gabim mjekësor në trajtimin e lehonës nga Strumica
- U shantazhua nga ish-kreu i SHISH, Klodiana Lala: Sulmi ndaj gazetarëve, i papranueshëm! Vlora Hyseni, duhet të sqarojë akuzat
- Trondit Vlora Hyseni para SPAK-ut – thyen heshtjen dhe përmend “agjentët serbë” në Rogner!
- Sulm nga qentë endacakë në Tetovë, 68-vjeçarja përfundon me lëndime të rënda
- 24-vjeçari lëndohet rëndë pasi u rrëzua me motoçikletë në oborrin e shtëpisë



