Mbyllje të çerdheve, shkollave dhe fakulteteve në 14 ditët në vazhdim, propozoi Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, njofton Portalb.mk.
Ai këtë propozim do ta dorëzojë deri te Qeveria, e cila duhet që të vendos në seancën e sotme dhe ta publikojë vendimin gjatë ditës së sotme.
Komisioni propozon që të anulohen të gjitha tubimet masive në vende të hapura ose të mbyllura, të gjitha aktivitetet kulturore në nivel të shtetit dhe lojërat sportive, ndërkaq personat ta mënjanojnë transportin publik. Komisioni rekomandon që të gjithë të punësuarit në shëndetësinë publike të lirohen nga aktivitetet e vazhdueshme lidhur me procesin zgjedhor.



