Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë sonte në orën 18:00 në hotelin “Aleksandar Pallas” do ta mbajë Kongresin e 24-të në të cilin pritet të publikohen të gjithë bartësit e listave dhe kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në pajtim me agjendën, kongresi do të ketë ditë të hapur dhe pune, ndërsa në fillim të pjesës së hapur do të drejtohet lideri i partisë Zoran Zaev.
Nga LSDM-ja informojnë se transmetimi drejtpërdrejtë nga fjalimi i Zaevit mund të ndiqet edhe në faqen e tij zyrtare të Fejsbukut dhe në kanalin jutjub të LSDM-së.



