VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni zyrtarisht listat me kandidatët e deputetëve për zgjedhjet e 12 prillit do t’i prezantojë në një ngjarje publike që do të mbahet të mërkurën më 11 mars. Paraprakisht kandidatët dhe bartësit e listave duhet të konfirmohen në mbledhjen e Komitetit Qendror që do të mbahet më 10 mars të martën bëri të ditur sot në konferencën për media lideri i partisë, Hristian Mickoski.
Këto ditë, tha ai, po përfundojnë analizat në parti dhe marrëveshjet me partnerët e koalicionit dhe shumë shpejtë do të mund të dihen emrat e bartësve të listave.
Në lidhje me riemërimin e dy shkollave në komunën e Çairit tha se nuk ka arsye që t’i komentojë deklaratat e ndryshme të Zoran Zaevit dhe tha se grupi i këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së ka votuar kundër këtij propozimi i cili, siç shtoi, bëhet në periudhën parazgjedhore kur qytetarët janë të ndjeshëm për tema të caktuara.
Pastaj ai duke folur për këtë pyetje të gazetarëve tha se e komenton vetëm procedurën dhe se aspak nuk flet për emrat e atyre shkollave.
Tha se për ministrin është me rëndësi riemërimi i dy shkollave në Çair, por jo edhe për shembull reformimi dhe rekonstruktimi i Shkollës së Mesme “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë ku nxënësit mësojnë në kushte nën standarde.
Duke e komentuar raportin plotësues të KE-së që ishte publikuar dje, Mickoski tha se e ka lexuar dhe se pajtohet me të vetëm për një gjë, e ajo është kërkesa që të fillohen negociata për hyrje të vendit në BE, por potencoi se ai as nga larg nuk e pasqyron realitetin në sektorët të cilët janë theksuar.
Mickoski shfaqi bindje se edhe po të vijë ajo datë ai proces do ta udhëheqë qeveri e re e cila do të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE-ja e cila, siç përsëriti, ka qëndrim të pandryshuar sa i përket integrimit të vendit në BE.
Sipas tij, nëse pas zgjedhjeve qeveri formon LSDM-ja dhe Zoran Zaevi vendi asnjëherë nuk do ta arrijë anëtarësimin e dëshiruar.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve Mickoski tha se nuk mund të pajtohet se posterët në të cilat u paraqit imazhi i Zoran Zaevit dhe të cilat dje ishin ngjyrosur janë fushatë e zezë, por tha sa ai është konstatim i realitetit.
Sipas Mickoskit, Zaevi vetë këtë e ka thënë atë që ishte shkruar në posterët të cilat ishin ngjyrosur, ndërsa pastaj siç tha mbrëmë madje ishin djegur.
Policia kapi persona të cilët i digjnin këto postera, tha Mickoski, duke dërguar porosi se pas 12 prillit do të ketë përgjegjësi.
“Do t’i kisha porositur që ta pranojnë kritikën dhe të mos shkatërrojnë prona private”, tha ai.
Në pyetjen për qëndrimin e BDI-së për koalicion pas zgjedhjeve fituesi me fituesin tha se tashmë e ka shfaqur qëndrimin dhe nuk ka se çka të shtohet për këtë çështje.



