Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti sot deklaroi se janë të gatshëm për valë eventuale të emigrantëve.
“E ndjekim gjendjen tre ditëve të fundit dhe jemi në kontakt me organizatat tona partnere në Bullgarui, Turqi dhe Greqi. Tani për tani aktivitetet tona janë përqendruar në sigurimin e stoqeve rezervë dhe pranimin e valës së re të parë eventuale nëse do ta kemi. Ne gjatë ditës së djeshme me partnerët tanë, duke e përfshirë edhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut siguruam gatishmëri fillestare për 10 mijë emigrantë të cilët do të transitonin në shtet dhe nëpër shtet dhe për eventualisht 200 të cilët do të akomodeshin në qendrat tona të pranimit në hyrje dhe dalje të shtetit për 30 ditë të mundemi t’i shërbejmë. Nëse gjendja eskalon, atëherë me siguri do të aktivizoheshin hapat dhe mekanizmat e ardhshëm të cilat i zbatojmë në rast të gjendjeve të këtilla”, tha Saiti.
Ai theksoi se vitin e kaluar në Kryqin e Kuq kanë pasur kontakt me gjithsej 37 mijë emigrantë, në të cilat ata u kanë ndihmuar apo në pjesën e shëndetësisë apo në pjesën e ndihmës humanitare.
Saiti informoi se nga të dhënat të cilat i posedojnë për në shkurt ka 4.732 emigrantë, ndërsa momentalisht në kampe qëndrojnë 309 emigrantë.



