Author: Hamdi Kumanova

Anëtari i kryesisë qendrore në Partinë Alternativa, Shenur Osmani i ka replikuar paraqitjes publike të Izet Mexhitit, transmeton Almakos. “Izet Mexhiti ne Click plusin e mbremshem tha:” Perzgjedhja e kandidateve tane per listat e deputeteve do te behet duke perzier XHAKUN E RI DHE PERVOJEN”. Dihet me çfar perzierje behet mushka si kafshe… mallteri, boza apo tenderi. GJAKU I DERDHUR i don gjërat e pastra o Izet, e jo surogatet…”, shkruan Shenur Osmani.

Lexo më Shumë

Zeqirija Ibrahimi nga partia Alternativa ka shprehur ngushëllimet e tij deri te familja e Haxhi Isenit i cili dje ka ndërruar jetë, transmeton Almakos. “ Ai ishte njeriu që me gjuhën e tij origjinale dhe pa peris diplomatik i pat folur pushtetit, duke e lakuriqësuar tragji-komedinë e përfaqësimit politik të kohës së servilëve politikë dhe duke i përbuzur analistët konformistë që i aplaudonin letargjisë. Do të na mungojë edhe shumë kohë një plak si ai! Zoti e pastë mëshiruar dhe e bëftë prej banorëve të xhenetit!”, shkroi Zeqirija Ibrahimi.

Lexo më Shumë

Njohësi i rrethanave politike në vend,Latif Mustafa , ka komentuar kërkesën për debat politik me Ali Ahmetin, transmeton Almakos. “Ka disa ditë që individë të ndryshëm kërkojnë debat televiziv midis liderit të BDI-së dhe atij të ASH-së. Është krejt në rregull të ketë një debat, aq më tepër një kërkesë të tillë. Megjithatë më duket absurde dhe paradoksale. Nuk mund t’i kërkohet debat një lideri politik, siç është ai i BDI-së, z. Ali Ahmeti debat politik. Ai, besoj që, nuk është kaq naiv sa që të dal në televizion dhe të lejoj e t’i bëhet gjyqi publik. Ai, para të…

Lexo më Shumë

Biznesmeni dhe ish kryetari i komunës Qendër, Vlladimir Todoroviq, djali i të dyshuarit në rastin “Perandoria” Cvetan Pandeleski, Dejan, dhe buri i deputetes Frosina Remenski, Jovçe Remenski nuk do të dëshmojnë në procesin gjyqësor për rastin “Reket”. Gjykatësja Vaska Nikollovska Masevska mëngjesin e sotëm të gjykimit njoftoi se avokati i Bojan Jovanovskit – Boki 13, Sashko Dukoski ka dorëzuar njoftim deri tek gjykata se i tërheqë këto tre persona nga lista e dëshmitarëve. Sot në gjykatë do të dëshmojnë tre dëshmitarë me propozim të Bojan Jovanovskit: Marija Jankovska, Aleks Krtov dhe Sergej Varoshlija.

Lexo më Shumë

Hamdi Nuhiju Sloganet e partive politike gjatë zgjedhjeve lokale, parlamentare dhe presidenciale japin porosinë dhe mesazhin deri te anëtarët, votuesit dhe simpatizantët për projektin dhe idenë për të cilën janë duke garuar. Slogani në parim duhet të jetë i thjeshtë, të mbahet mend lehtë nga të gjithë dhe të reflektoj dimensionin elektrizues tek subjektet politike. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 12 prill të vitit 2020 në Maqedoninë e Veriut na kanë habitur me disa gjetje sloganesh të disa subjekteve politike shqiptare. Gjetja më interesante dhe që ia vlen të reflektohet në të është ajo e Bashkimit…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme nuk sqaron kriteret për zgjedhjen dhe emërimin e kryeshefave të rinj të Sektorëve për Punë të Brendshme dhe Njësive për Punë të Brendshme. Alsat ka siguruar dokumente në të cilat vërehet vendim gjyqësor për kryeshefin e policisë në Strugë Driton Ajro, i dënuar me kusht për 2 vite. Ajro dënohet për shkak se në vitin 2009, me bashkëpunëtorë të tjerë nëpunës të policisë, ka kryer mitmarrje prej 70 eurosh në vendkalimin Qafëthanë. Më herët MPB-ja kishte ngritur padi ndaj tij edhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në dy raste, një në vitin 2005 dhe një…

Lexo më Shumë

Në Komisionin shtetëror të zgjedhjeve (KSHZ) janë dorëzuar 1,517 aplikime, ndërsa janë pranuar vetëm 1,430 aplikime për zgjedhjet e 12 prilli, transmeton Portalb.mk. Zgjedhjet do të mbahen në diasporë nëse do të paraqiten 6,700 votues dhe në çdo votim të ketë minimum 10 votues, ndërsa KSHZ ka kërkuar nga diaspora të verifikohet dhe të regjistrohet në Listën Zgjedhore deri më 11 mars, për zgjedhjet e radhës. Më shumë aplikime janë paraqitur nga Venecia (164), Berlini (151) dhe Berni (136). Zgjedhjet e parakohshme në diasporë do të mbahen më 11 prill, një ditë para atyre në vend, në periudhën nga ora…

Lexo më Shumë

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës kumtoi se progresi i vlerësuar i vendit në Raportin e KE-së në pjesën e administratës publike është konfirmim për punën dhe përkushtimin e reformave në këtë sektor, si servis i qytetarëve. “Maqedonia e Veriut vazhdon të shënojë progres në reformën e administratës publike. Kështu, Komisioni Evropian e fillon pjesën të përkushtuar administratës publike në raportin e fundit. Fokusi është në sigurimin e shërbimeve më cilësore deri tek qytetarët dhe kjo mundësohet me Portalin e ri kombëtar për e-shërbime. Në mënyrë shtesë, Regjistri qendror i popullatës, është vendosur në funksion dhe paraqet bazë të vetme…

Lexo më Shumë

Shoqata e barnatoreve private komunikoi se dëshiron të distancohet nga spekulimet e subjekteve të caktuara, se në këto momente seriozisht të rrezikshme nga paraqitja e epidemisë së koronavirusit, barnatoret vendosen në funksion të profituesve me rritjen e pakuptimtë të çmimit të maskave mbrojtëse për fytyrë. Është e saktë, theksojnë nga Shoqata, se çmimet e maskave mbrojtëse janë rritur, por kjo është rezultat i çmimeve të rritura disafish nga ana e furnizuesve. Me të pavërteta të këtilla prishet dinjiteti i farmacive që janë pjesë përbërëse e sistemit shëndetësor në vend. Njëherit tregojmë se farmaceuti në barnatore, si punonjës shëndetësor më i…

Lexo më Shumë

Gjykatësja Dobrilla Kacarska e shtyu seancën e sotme për lëndën Transportues dhe tha se Gjykata nuk do të lejojë shtyrje të seancave të ardhshme. Pas marrjes së dokumentacionit mjekësor për ish kryetarin e Manastirit, Vlladimir Taleski, gjykata paralajmëroi se do të kontaktojë me spitalin e Manastirit dhe me mjek specialist që ta verifikojë dokumentacionin e tij. Në Transportues janë akuzuar ish kryetari Vlladimir Taleski edhe 20 persona tjetër për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me çka Prokuroria pohon se është bërë mashtrim prej rreth 360 mijë eurove.

Lexo më Shumë

Ambasadori i Austrisë në vendin tonë, ekselenca e tij Georg Woutsas,i shoqëruar nga konsulli  z. Lukas Bachmeier, sot e vizitoi Universitetin e Tetovës.  Ata, fillimisht u takuan me Rektorin e UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, ku diskutuan tema të ndryshme me theks të veçantë për zhvillimet në  arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor. Pas këtij takimi, Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, bashkë me ambasadorin, z. Georg Woutsas e vizituan Këndin Austriak, që ndodhet në hapësirat e Universitetit të Tetovës dhe bashkërisht promovuan edhe një sasi të konsiderueshme të librave, të cilat iu dhuruan Këndit Austriak nga qeveria austriake.…

Lexo më Shumë

Dje (1-mars) rreth orës 17 e 30 minuta, në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, në afërsi të udhëkryqit të Zdunjës, pjestarët e policisë nga SPB-Tetovë– Departamenti për punë të brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 26-vjeçarin M.D nga Shkupi, 23-vjeçaren A.S. nga Pehçeva dhe një vajzë 17-vjeçare nga Shkupi, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe veturës së tyre ,,Hundai“ me targa të Shkupit, me të cilën kanë udhëtuar janë gjetur tableta, me shum gjasa ekstaze, përcjell GazetaExpress. Dy femrat janë mbajtur në Stacionin policorë Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, ndërsa personi M.D. i cili gjatë kontrollit…

Lexo më Shumë