Njohësi i rrethanave politike në vend,Latif Mustafa , ka komentuar kërkesën për debat politik me Ali Ahmetin, transmeton Almakos.
“Ka disa ditë që individë të ndryshëm kërkojnë debat televiziv midis liderit të BDI-së dhe atij të ASH-së. Është krejt në rregull të ketë një debat, aq më tepër një kërkesë të tillë. Megjithatë më duket absurde dhe paradoksale. Nuk mund t’i kërkohet debat një lideri politik, siç është ai i BDI-së, z. Ali Ahmeti debat politik. Ai, besoj që, nuk është kaq naiv sa që të dal në televizion dhe të lejoj e t’i bëhet gjyqi publik. Ai, para të bëj një debat televiziv, e ka shteruar të drejtën etike për një gjë të tillë. As që flitet për një debat politik, në të cilin mund të diskutohej për thelbin politik dhe origjinën juridike të shtetit. E mos të flasim për fenomenologjinë e migracionit i cili po formëson konceptualisht Europën dhe BE-në dhe paradigma jonë e duhur politike në kohë furtunash dhe lëvizjes të mëdha gjeografike. Nuk e di, si mund të bëhet debat televiziv me një lider, i cili ka mbetur i vetmi i viteve 2000-ta në skenë, e në anën tjetër të gjitha partitë e tjera, kanë lider të rinj, kemi parti të reja e zhvillime të reja politike. Më duket jo fer kërkesa edhe e liderit të ASH-së, për një debat të tillë.
Ne kemi nevojë për debate të vërteta politike. Jo se duhet ta ekzaltoj, por një gjë nuk mund të mohohet. Koalicioni ASH-AAA, ka nxjerrë dhe shpërthyer histeri politike në kampin shqiptar, njashtu edhe tek partitë Maqedonase. Por ama, për mos ta etnicizuar debatin apo mos ta kampizuar në baza etnike debatin, mendoj që debati politik do duhej të shtrihej në nivele të forumeve të përgjithshme dhe tryezave rrumbullake, e jo nëpër medie që bëjnë spina të dobët për një kafshatë mbijetese mediatike. Debatet e vërteta politike janë debatet që kanë të bëjnë me mirëqenien, debate që analizojnë për pasurinë e ministrave të Kabinetit Zaev, të cilët kur dolën nga pushteti iu shumëfishua pasuria. Debat i rëndësishëm është migracioni dhe ballafaqimi migracionin e eksterier që pritet të godasë Maqedoninë e Veriut. Debat i mirëfilltë rreth konotacionit politik, semantikës dhe politikbërjes së VMRO-së se pse ata akoma quhen regjim, kur në fakt ata kanë bërë shumë ndryshime. Përgjegjësit për ikjen e Gruevskit, rastet në gjykata, shoqatat civile mafioze dhe thelbi juridik i shtetit, gjegjësisht procesi i vetingut, gatishmëria e kryeministrit Zaev për t’i realizuar projektet që i ka iniciuar kryeministri Albin Kurti, në lidhje me autostradën Prizren-Tetovë, do të ishin disa debate të mirëfillta politike, e jo veç televizive dhe spektakulare.
E mos të flasim, për debate idooelogjike, si puna e maskulinizmit politik dhe të drejtat e përqindëzuara të femrës në Maqedoninë e Veriut, aq më tepër diskriminimi i dyfishtë i femrës, shqiptare . Nga tradita, partitë lëngaraqe e perverse dhe sistemi politik institucional q ë si i tillë është dominant dhe shtypës ndaj femrës.
Dhe gjersa po i shkruaj të gjitha këto, më kujtohen disa detaje nga përgjimet dhe debatet “politike me thellësi filozofike”. Po tmerrohem!”, shkruan Latif Mustafa.



