Gjykatësja Dobrilla Kacarska e shtyu seancën e sotme për lëndën Transportues dhe tha se Gjykata nuk do të lejojë shtyrje të seancave të ardhshme.
Pas marrjes së dokumentacionit mjekësor për ish kryetarin e Manastirit, Vlladimir Taleski, gjykata paralajmëroi se do të kontaktojë me spitalin e Manastirit dhe me mjek specialist që ta verifikojë dokumentacionin e tij.
Në Transportues janë akuzuar ish kryetari Vlladimir Taleski edhe 20 persona tjetër për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me çka Prokuroria pohon se është bërë mashtrim prej rreth 360 mijë eurove.



