Ministria e Punëve të Brendshme nuk sqaron kriteret për zgjedhjen dhe emërimin e kryeshefave të rinj të Sektorëve për Punë të Brendshme dhe Njësive për Punë të Brendshme.
Alsat ka siguruar dokumente në të cilat vërehet vendim gjyqësor për kryeshefin e policisë në Strugë Driton Ajro, i dënuar me kusht për 2 vite.
Ajro dënohet për shkak se në vitin 2009, me bashkëpunëtorë të tjerë nëpunës të policisë, ka kryer mitmarrje prej 70 eurosh në vendkalimin Qafëthanë.
Më herët MPB-ja kishte ngritur padi ndaj tij edhe për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në dy raste, një në vitin 2005 dhe një tjetër në vitin 2007.
Në vitin 2012, Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë vendimin e MPB-së për shkarkimin e tij dhe ka kthyer në punë Ajron.
Ai u emërua kryeshef i Strugës në dhjetor të vitit 2019, nga ministri i atëhershëm Oliver Spasovski.



