Misioni i OSBE-ODIHR do ti monitorojë zgjedhjet parlamentare me 250 vëzhgues afat shkurtër. Tana de Zulueta, shefe e misionit vëzhgues tha se zgjedhjet do t’i ndjek edhe një mision i Parlamentit Evropian.
Duke folur për ndryshimet e kodit zgjedhor ajo tha se janë pjesë e rekomandimeve të OSBE-ODIHR por duhet të pritet zbatimi i tyre për të dhënë vlerësim nëse janë implementuar siç duhet. Zulueta tha se lajmet e rrejshme do të jenë një sfidë serioze në këto zgjedhje. OSBE-ODIHR do ti ndjek edhe rrjetet sociale por jo në mënyrë sistematike, ndërsa shtoi se ndarja mes propagandës dhe lajmeve të rrejshme është shumë e hollë. Një rol të rëndësishëm sipas shefes së misionit të OSBE-ODIHR në këtë sferë do të luajnë mediat përmes informimit të drejtë.
Data 25.09.2026
Aktuale
- Mickoski në gala mbrëmjen e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane: Korridoret 8 dhe 10 janë avantazhi ynë strategjik!
- 102 tonë mish i skaduar nga Brazili, i destinuar për “Apetit”, bllokohet në Portin e Tivarit
- Durmishi: Maqedonia e Veriut është platformë e prodhimit dhe eksportit për tregjet evropiane dhe rajonale
- “Shumë ëndrra mbetën në gjysmë” – Egzon Sahiti me fjalë prekëse për shokun e ndjerë, Laurent Krasniqin
- Kurti paralajmëron: Zgjedhjet e reja do të sjellin të njëjtat rezultate për presidentin e Kosovës
- Pasioni që sfidon moshën: 90-vjeçari japonez që vazhdon të triumfojë në bodybuilding
- Arrestohet inspektorja e Agjencisë së Ushqimit, dyshohet se kërkonte para për të lëshuar procesverbal pozitiv
- Mexhiti nga Nju Jorku: Ta forcojmë lidhjen me SHBA-në dhe potencialin e diasporës shqiptare



